Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: METE jep me koncesion dhe … dy HEC-e te tjere

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes nuk njeh pushime por punon me … kapacitet te plote. Pervec HEC-eve qe jane dhene me koncesion perpara zgjedhjeve, tashme po jepen dhe mbas zgjedhjeve.

Dhenia me koncesion e hidrocentralit Malla
Nëpërmjet shfrytëzimit hidroenergjetik të rrjedhës së poshtme te lumit Molla e Lures, Rrethi Diber.
1. Forma e Kontratës: Kontratë Koncesioni e formës BOT (Ndërtim, Operim dhe Transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në përfundim të kontratës së koncesionit.
2. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: deri në 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj.
3. Procedura: Projekti është trajtuar si propozim i pakërkuar. Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues është bërë me një fazë, pa parakualifikim.

Dhënia me koncesion e hidrocentraleve “Skatine”
1. Projekti do të realizohet në perroin Skatine ne pellgun me te njejtin emer ujrat e te cilit derdhen ne liqenin e Fierzes, ne fund te fshatit Kam.
2. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 14/08/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.
3. Ofertat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 14/08/2013, ora 12:00.

energjia.al, 23.07.2013