Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ: Defekt në OST, pa energjia disa zona në Tiranë

Kompania “CEZ Shpërndarje” njofton për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, për shkak të një defekti në Operatorin e Sistemit të Transmetimit.

Mësohet se energjia mungon në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, në zonën rreth sheshit ‘Avni Rustemi’, në rrugën “Tefta Tashko”, ‘Beqir Luga’ dhe në rrugën ’Fadil Rada’.

Gjithashtu, pa energji është e gjitha zona rreth bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke përfshirë disa Presidencën, Kryeministrinë, disa ministri dhe Bashkinë e Tiranës.

Energjia elektrike është ndërprerë edhe në zonën e ish-Bllokut, në rrugën ‘Qemal Stafa’ dhe ‘Kostandin Kristoforidhi’.

Grupet e punës po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në kryeqytet.

www.balkanweb.com, 22.07.2013