Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nga viti i ardhshëm, “Termokosi” nis ngrohjen me avull

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, u mor vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme që ndodhen në zonat kadastrale të komunave të Prishtinës dhe Obiliqit që do të preken nga ndërtimi i trasesë për vendosjen e tubacioneve të ngrohjes nga ndërmarrja publike “Termokos” deri tek TC Kosova.

Projekti i kogjenerimit i “Termokosit” do të mundësojë për qytetarët e Prishtinës ngrohje qendrore duke bërë nxjerrjen e ngrohjes përmes avullit dhe ujitë të ngrohtë nga termocentralet e Kosova B dhe kyçjen në sistemin e ngrohjes qendrore.

Pas përfundimit të projektit, “Termokosi” do të heqë dorë nga përdorimi i mazutit për ngrohtoret, që do të rezultojë në një qasje më të mirë ndaj mjedisit.

Sipas “Termokosit”, projekti pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm. /Zëri/

Gazeta Zeri, 17.07.2013