Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Jo i gjithe Autoriteti Konkurrences ishte pro shitjes se 4 HEC-eve tek KURUM; ja pse

Jo te gjithe anetaret e Autoritetit te Konkurrences ishin dakort me shitjen e 4 HEC-ve tek shoqeria KURUM. Ne daten 30.04.2013, Komisioneri Koço Broka ishte kunder kesaj shitje me argumentin se “ekziston kufizim dhe shtrembërim të mundshëm të konkurrencës në këtë treg“.

MENDIMI i Pakicës “ KUNDËR” 
Lidhur me Vendimin e Komisionit të Konkurrencës Nr.281, datë 30.04.2013 “Mbi Autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të Hec Ulëz Shkopet nëpërmjet transferimit të 100% të aksioneve të kësaj të fundit nga shoqëria Kurum International Sh.a” dhe Vendimin e Komisionit të Konkurrencës Nr.282, datë 30.04.2013 “Mbi Autorizimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2, nëpërmjet transferimit të 100% të aksioneve të kësaj të fundit nga shoqëria Kurum International Sh.a” kam mbajtur qëndrimin KUNDER me arsyetimin e mëposhtëm.
I. Tregu i gjenerimit dhe tregëtimit të energjise elektrike, ka qënë objekt i shqyrtimit dhe vendimarrjes së Komisionit të Konkurrencës, disa herë, duke mbajtur një qëndrim të qartë për promovimin dhe realizimin e konkurrencës në këtë treg. Qëndrimi i mbajtur mbi bazën e hetimit të përgjithshëm në sektorin e energjisë, pjesa e energjisë elektrike, nëpërmjet vendimit Nr. 90, Datë 07.10.2008 “Disa rekomandime për liberalizimin dhe rritjen e konkurrencës në sektorin e energjisë elektrike” ka konsistuar midis të tjerash”:
1) Respektimi i nenit Nr. 69 të Ligjit Nr. 9121 “Për mbrojtjen e Konkurrencës” për të marrë në kohë dhe para miratimit të akteve vlerësimin nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.
2) Në treg duhet të Funksionojë Operatori i Furnizmit me Shumicë dhe të hapet dhe/ose të rritet konkurrenca si në tregun e prodhimit ashtu dhe në tregun e furnizmit me shumicë dhe pakicë me energji.
3) Përfshirjen e sa më shumë biznesve si klientë dhe konsumatorë jo tariforë dhe furnizues jo tariforë.
4) Miratimi i tarifave të tregëtimit të energjisë elektrike duhet bërë në mënyrë të balancuar dhe pa diskriminime, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt kostos mesatare të ponderuar të ofertës së energjisë, duke marrë në konsideratë si koston mesatare të importit ashtu dhe të prodhimit.
5) Furnizuesi me shumicë dhe operatori i sistemit të shpërndarjes duhet të marrin të gjitha masat për të përmbushur detyrimet e kontratës së shitblerjes së energjisë elektrike të lidhur me prodhuesit e vegjël. Të monitorojë furnizuesin meshumicë dhe operatorin e sistemit të shpërndarjes që të marrin masat për të përmbushur detyrimet e kontratës së shitblerjes së energjisë elektrike lidhur me prodhuesit e vegjël. etj
Ndërsa me Vendimin Nr. 159, datë 19.11. 2010 të Komisionit të Konkurrencës”, “Për disa rekomandime për rritjen e konkurrencës në tregun e energjisë elektrike.”, në funksion të rritjes së konkurrencës në tregun e prodhimit dhe furnizimit me shumicë dhe me pakicë me energji elektrike , fillimisht konstatohet se:
Në praktikë nuk është zbatuar kërkesa e modelit të tregut të energjisë elektrike të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 338, datë 19.03.2008, sipas të cilit, Furnizuesi publik me shumicë dhe KESH-Gen duhet të jenë të ndarë financiarisht dhe funksionalisht, por në fakt ato operojnë si njësi të vetme ekonomike. Ndarja funksionale dhe financiare e furnizuesit publik me shumicë nga KESH-Gen, do të krijojë kushtet për konkurrencë në këtë nivel tregu për të gjithë të interesuarit (PPE, PVE, Furnizuesit e Kualifikuar).
Ndërsa në pjesën e “Vendimarrjes” të këtij Vendimi është Rekomanduar:
1. T’i rekomandojë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Entit Rregullator të Energjisë Elektrike:
1.1 Ndarjen funksionale dhe financiare reale të “Furnizuesit Publik me Shumicë” nga KESH-Gen, e cila do të krijojë kushtet për konkurrencë në këtë nivel tregu 
për të gjithë të interesuarit (PPE, PVE, Furnizuesit e Kualifikuar) për të kryer transaksione konkurruese dhe është në zbatim të modelit të tregut.
1.2 Ndarjen financiare reale të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” dhe “Furnizuesit Publik me Pakicë” në mënyrë që të operojnë si njësi të ndara financiarisht pasi këto segmente tregu janë të liberalizuara dhe është një instrument që ndikon në rritjen e konkurrencës në këtë segment të tregut.
Pra, Komisioni i Konkurrencës dhe Autoriteti i Konkurrencës në tërësi ka patur një vendimarrje të qartë jo thjesht për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive por dhe për promovimin e saj, me një synim të qartë që kjo konkurrencë të kontribuojë dhe çojë në uljen e çmimit të energjisë elektrike duke marrë në konsideratë jo vetëm koston e importit por dhe koston reale të prodhimit të energjisë elektrike në vend tij, duke realizuar çmime sa më të ulta konkurruese. Qëndrimi im në mbledhjen e sotme Date 30.04.2013 është konform dhe në vijimësi të këtyre vendimarrjeve të Komisionit të Konkurrencës për të cilat të gjithë kemi rënë dakort më parë.
II. Monitorimi i vendimarrjeve të Komisionit të Konkurrencës.
Nga Monitorimi i Vendimeve të Komisionit të Konkurrencës, lidhur rritjen e Konkurrencës në tregun e Sektorit të Energjisë Elektrike e sidomos atë të prodhimit dhe tregëtimit të energjisë elektrike, rekomandimet e sipër përmenduara në thelb nuk janë realizuar as nga METE dhe as nga ERE.
III. Teoria ekonomike për konkurrencën dhe efiçencën Fryma dhe Gërma e Ligjit Për Mbrojtjen e Knkurrencës dhe akteve Nenligjore.
a) Ekonomisti i shquar per teorine e efiçencës ekonomike Vilfredo Pareto shkruan, se pëpjekjet e njeriut janë përdorur në thelb në dy mënyra: a) për prodhimin ose transformimin e mallrave ekonomike (prodhimin), b) ose përvetesimin e mallrave të prodhuar më parë nga të tjerët, (blerjen, tregëtimin e tyre ). Në rastin e dhënë, përqëndrimin, përfitimin e kontrollit të HEC-eve të Ulëz Shkopetit dhe Bistrica nr 1 dhe 2, jemi para rastit të transaksionit, të tregëtimit të tyre. Hidrocentralet e 3 ndërtuar dhe për më tepër të rikonstruktuar kohët e fundit siç eshtë rasti i Bistrica 1 dhe 2, kanë mundësi të pakta të rritjes së kapaciteve pas privatizimit. Një karakteristikë tjetër e këtij transaksioni është se ai ka ndodhur ne nje treg të rregulluar.
b) Metodat kryesore te rregullimit të çmimit në një treg të rregulluar sipas teorisë ekonomike janë:
1. 1.Cost-Plus Regulation
Setting a regualetd price that a firm is allowed to charge by first calculating its costs of production (allowing for a normal level of profit) and then setting the price to cover that cost plus a little bit of profit amount” (Rregullimi i kosto plus fitim normal Vendosjen e një çmimi të rregulluar që një firmë mund ta arrije duke llogaritur fillimisht koston e prodhimit (e duke lejuar për një nivel normal të fitimit) dhe pastaj përcaktimin e çmimit për të mbuluar këtë kosto të shtuar të fitimit.)
2. Metoda e dytë është Price Cap Regulation
The regulator stes a price that the regulated firm can charge that extends out severeal years in the future .If the firm can cut cost by more than predict, than it can earn additiional profits.(Rregullimi i cmimit kapele Rregullatori vendos nje cmim te cilin mund ta aplikoje ndermarrja e rregulluar, i cili tejkalon vitin pasardhes. Nese ndermarrja ul kostot me teper nga c’eshte parashikuar atehere mund te siguroje fitime me te medha.
Sidoqoftë gjatë zbatimit të ketyre metodave po sipas teorisë ekonomike edhe në vendet me ekonomi të zhvilluar, ekziston potencialisht sipas teorisë ekonomike ajo që quhet Regulatory Capture The danger that regulators will believe their job is to protect industry profits and workers rather than competition and consumer (Rreziku i kapjes se rregullatorit.
Rregullatori beson se ka si detyre te mbroje fitimet e industrise dhe punonjesit e saj dhe jo konkurrencen dhe konsumatorin.)
Ky rrezik që sipas teorisë ekonomike nuk është vetë potencial por real qoftë për vendet e zhvilluara, por aq më tepër për vendin tonë ku praktika rregullatore nuk ka shumë kohë. Mjafton të mbajmë parasysh se ndërsa një nga rekomandimet e Komisionit të Konkurrenës ka qënë :“Miratimi i tarifave të tregëtimit të energjisë elektrike duhet bërë në mënyrë të balancuar dhe pa diskriminime, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt kostos mesatare të ponderuar të ofertës së energjisë, duke marrë në konsideratë si koston mesatare të importit ashtu dhe të prodhimit “, nuk janë marrë në konsideratë
Në fakt për hidrocentralet private apo ato me koncesion nuk zbatohet e njëjta metodologji me ato të hidrocentraleve publike per percaktimin e tarifave. Për këto të fundit sidoms ato me koncesion, çmimi i tyre nuk bazohet në të njejten metodologji me ato të kaskadës se Drinit, Ulëz Shkopetit, Bistrica nr 1 dhe 2.
Për rrjedhojë çmimi i hidrocentraleve me koncesion rezulton të jetë sa ose më i lartë se sa importi i energjisë elektrike. Mjafton të mbahet parasysh se në vitin 2004 çmimi i energjisë elektrike me koncesion ishte 4.21 lek/kw, dhe pas vitit 2008- të e në vazhdim për per hec et e reja me fuqi të instaluar 15 MW ai arriti 9.3lek /kwh, kur tarifa e 4 prodhimit të energjisë elektrike nga Hec Bistrica 1, 2 sh.a për periudhën e tretë rregullatore (vitet 2012 – 2014), ishte parashikuar 2.2 leke/kWh dhe per Ulëz Shkopet 2.72 lek/kwh . Të dy këta operatorë për vitin 2012 kanë dalë me fitim normal.
Por këtu lind pyetja tjetër : A realizohet në këtë transaksioni/përqëndrim nëpërmjet përfitimit të kontrollit , alokimi me efiçensë,optimaliteti, efiçenca Pareto?
Siç dihet efiçensa ekonomike realizohet në kushtet e asaj situate ku prodhimi, alokimi dhe apo konsumi mund të rritet, pa ulur prodhimin e një malli tjetër, pa rritur konsumin ose fitimin e dikujt në dëm të të tjerëve.
Analiza ekonomike e këtij transaksioni/pëqëndrimi e kryer nga Grupi I Punës, hartuesit e Raportit duhet të jepte një përgjigje të argumentuar në se kemi ruajtje apo rënie të efiçencës ekonomike, në se jemi para situates kur “ Is it possible to make one person better off without making someone worst off “ (A është e mundur të bëhet një njeri më mirë pa bërë më keq një tjetër ?)
Në fakt siç do ta shohim dhe me poshtë, kjo analizë Grupit të Punës që ka hartuar Raportin mungon.
Ndërkohë fryma e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës por dhe gërma e tij sidomos me kërkesat 3.5 të Formularit të Përqëndrimit e presupozojnë dhe e kërkojnë këtë analizë. Dhe janë tepër të qarta:
Në pikën 3.5 të Formularit të Perqëndrimit shkruhet: “Përshkruani dhe argumentoni përfitimet që rezultojnë për konsumatorin pas realizimit të përqëndrimit, në mënyrë të veçantë: (a) Rënien e çmimeve.
Ndërkohe sipas pikes 9 të Formularit pala njoftuese duhet të deklarojë dhe kane deklaruar se :
Seksioni 9
Deklarimi
Njoftimi duhet të përfundojë me deklarimin e mëposhtëm që duhet të nënshkruhet nga ose në emër të të gjitha palëve njoftuese:
Pala ose palët njoftuese deklarojnë që, sipas njohurive dhe besimit të tyre të plotë, informacioni i dhënë në këtë njoftim është i vërtetë, i saktë dhe i plotë; se janë dhënë kopje të vërteta dhe të plota të dokumenteve të kërkuara nga Formulari. Të gjitha vlerësimet e dhëna identifikohen si të vërteta dhe janë vlerësimet e tyre më të mira të mbështetura mbi faktet dhe se të gjitha mendimet e shprehura janë të sinqerta.
IV Raporti i Grupit të Punës dhe Qëndrimi ndaj Tij
I. Thelbi i rekomandimit të Raportit dhe Relacionit të Sekretares së Përgjithshme konsiston në atë se “përqëndrimi i realizuar nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit dhe forcimit të pozitës dominuese. Në fakt me këtë fjali në vetvete edhe unë jam dakort, nëpërmjet këtij transaksioni/ privatizmi nuk kemi forcim të pozitës dominuese. Për rrjedhojë nuk kemi as forcim të pozitës dominuese që mund të çojë nëkufizimin e konkurruencë si produkt i forcimit të pozitës dominuese. Por siç evidentohet edhe në Raportin e Grupit të Punës Transaksioni/privatizimi i transferimit të 100% të HEC Ulëz Shkopet nga shoqëria Kurum International Sh.a nëpërmjet “Kontratës së Shitblerjes së Aksioneve” është subjekt i autorizmimit nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE) dhe nga Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës (neni 7..7.7 i Kontratës për shitjen e Aksioneve” datë 7 11.02.2013.
Ky fakt për gjykimin dhe vlerësimin tim nënkupton nje analizës të plotë dhe shumplanëshe të këtij përqëndrimi të konkurrences dhe efekteve mbi konsumatorin dhe jo semplikifikimin e tij e kufizimin vetëm në atë se krijon apo nuk krijon pozitë dominuese në treg.
Pretendimi i firmës njoftuese KALO&ASSOCOATES duket mjaft simpatik “Transaksioni i nioftuar nuk shkakton asnjë efekt në konkurrencën e tregut përkatës në Shqipëri, për këtë arsye shpresojmë se Komisioni i Konkurrencës do ta miratojë sa më shpejt përqëndrimin në fjalë. Duke shtuar ”mbetemi në dispozicion për çdo informacion shtesë që mund të nevojitet”.
Duke ndarë të njëjtim mendim vetëm përsa i përket afatit dhe periudhës të
shqyrtimit dhe miratimit sa më të shpejtë nga ana e Autoriteti të Konkurrencës të
këtij përqëndrimi, duke dhënë ndihmesën time modeste për ta përshpejtuar atë; për
gjykimin tim mbështetur në Frymën dhe Gërmen e Ligjit Për mbrojtjen e Konkurrencs
dhe akteve të tij nën ligjore, kërkon dhe presupozon: a) dhënien/sigurimin e
informacionit të nevojshëm për shqyrtimim dhe analizen e vlerësimin e këtij
përqëndrimi; ky shqyrtim presupozon jo thjesht semplifikimin se çon apo nuk çon ai në
krijimin e pozitës dominuese, por se cili është ndikimi i përqëndrimit në konkurrencën
në tregun e gjenerimit dhe tregëtimit të energjisë elektrike,
– ndikimi i tij në efiçencën e këtij tregu ( të blerjes dhe tregëtimit të energjisë elektrike)
e sidomos asaj pjese të tregut që ka të bëjë me konsumatorët tariforë
-ndikimin ndaj konsumatorit(ariforë) në këtë treg, në uljen apo rritjen e çmimit si
rrjedhojë e drejperdrejte e këtij transaksioni/përqëndrimi.
Lidhur me sa më sipër nga ana ime janë parashtruar dy pyetje ndaj Sekretariatit:
1. Lidhur me sasinë, çmimin dhe vlerën e energjisë elektrike të konsumuar nga ana e
klientit të kualifikuar jo tarifor, para dhe pas përqëndrimit.
2. Efektin e rikonstruksionit dhe kredisë përkatse në Hidrocentralin Bistrica nr 1 dhe 2,
dhe pasqyrimine tyre në vlerën e aseteve dhe bilancin e Hidrocentralit Bistrica nr 1 dhe
2 . Ku dhe si është pasqyruar kredia e marrë dhe e realizuar për këtë rikonstruksion e
këtij hidroçentrali, kush do ta paguajë atë dhe cili është efekti i këtij pasqyrimi ose
mospasqyrimi në bilancin e Bistrica 1 dhe 2 dhe konkurrencën në tregun e gjenerimit
dhe tregëtimit të energjisë elektrike?
Lidhur me pyetjen e parë Sekretariati është realizuar kërkesa ndaj Palës njoftuese
me këtë përmbajtje: Ne lidhje me kontrollin e perqendrimeve me objekt “Privatizimin e
Hec-eve Bistrica 1 dhe 2 dhe Ulez Shkopet nga shoqeria Kurum International Sh.a” ,
sipas porosive te lena nga Komisioni i Konkurrences dhe ne baze te nenit 55 te Ligjit nr.
9121, date 28.7.2003 :Per Mbrojtjen e Konkurrences” , ju lutem te na vini ne dispozicion
nje informacion plotesues si me poshte :
1. Plani i biznesit te shoqerise Kurum International per blerjen e HEC-eve; 6
2. Licencat per statusin si Klient i Kualifikuar dhe Furnizues i Kualifikuar, tregtues i
energjise elektrike, per shoqerine Kurum International Sh.a;
3. Organigrama e Grupit Kurum ne Shqiperi;
4. Qellimi i perdorimit nga ana e shoqerise Kurum Interational Sh.a, te energjise
elektrike te prodhuar nga Hec-et objekt i perqendrimit (Hec Bistrica 1 dhe Bistrica 2 dhe
Hec Ulez Shkopet );
5. Sqarimi i justifikimit ekonomik dhe eficensat pas realizimit te ketij
transaksioni(perqendrimi).
5. Sasia vlera dhe burimi i importit te energjise elektrike nga shoqeria Kurum
International Sh.a per vitin 2012;
Pra angazhimi i Sekretariatit ka qënë I plotë për të mundësuar një përgjigje që do të
mundësonte analizën ekonomike.
Ne datën 18.04.2013 nga pala njoftuese KALO&ASSOCOATES ka ardhur përgjigja, ku
midis të tjerash thuhet:
Pergjigja : Ne lidhje me pyetjen 5, ju lutem referojuni seksionit 3.4 dhe 3.5 te
Forumularit te njoftimit per secilin perqendrim. Perqendrimi vjen si pasoje e qellimit te
qeverise shqiptare per te privatizuar keto hidrocentrale ne baze te ligjit per privatizimin e
sektoreve strategjike duke patur parasysh aksesin me te larte te shoqerive private ne
burime financiare dhe kerkesat e medhaja per investime dhe mirembajtje qe kerkojne
sektore te caktuar te ekonomise. “
Duke iu refruar pikës 3.4 dhe 3.5 të formularit të thjeshtuar midis të tjerash në përgjigje
shkruhet:
3.4 Përshkruani arsyet ekonomike të përqëndrimit.
Privatizimi I HEC Ulëz Shkop është miratuar me ligj të veçantë nga Parlamenti i
Republikes se Shqipërisë. Kurum Innternational ishte ofertuesi i cili ofroi çmimin më të
lartë për aksionet në shitje dhe si i tillë fitoi mundësinë e realizimit të këtij përqëndrimi.
Në bazë të Kontratës së Shitblerjes, Shoqëria Target do të ketë të drejtë të zgjidhë
kontratën e furnizimit të KESH me energji në se dëshiron.
3.5 Përshkruani dhe argumentoni përfitimet që rezultojnë për konsumatorin pas
realizimit të përqëndrimit , në mënyrë të veçantë
(a) Rënien e çmimeve;
(b) Rritjen e cilësisë së produkteve/shërbimeve
(c ) Inovacionet teknologjike;
(d) Rritjen e mundësisë së zgjedhjeve për konsumatorët.
Përgjigja:
Siç dihet, tregu I energjisë elektrike është një treg I rregulluar I monitoruar ngushtë nga
ERE dhe pavarësisht këtij privatizimi, aktiviteti I prodhimit e shitjes së energjisë nga
Shoqëria target pas ndryshimit të kontrollit do të mbikqyret dhe monitorohet nga ERE në
kuadër të funksionimit të saj në përputhje me Modelin e Tregut të Energjisë Elektrike të
miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr 338, date 09.03.2008, të ndryshuar dhe
mbrojtjes së interesve të konsumatorit . 7
Nuk është vështirë të konstatohet se përgjigja në formular lidhur me pikën 3.5
të Formularit të Thjeshtuar të Përqëndrimit e sidomos me nënçështjen (a) nuk
është dhënë ,
Kjo në një kohë kur, pyetja nr.5 e kryer nga Sekretariati ka qënë e drejpërdrejtë : lutem
te na vini ne dispozicion nje informacion plotesues si me poshte : 5. Sqarimi i justifikimit
ekonomik dhe eficensat pas realizimit te ketij transaksioni(perqendrimi).
6. Sasia vlera dhe burimi i importit te energjise elektrike nga shoqeria Kurum
International Sh.a per vitin 2012;
Ndërkohë për sa më sipër Grupi i punës që ka hartuar Raportet e këtyre
përqëndrimeve, ka realizuar një punë të përciptë, duke përcjelle vetëm atë që ka
përshkruar firma njoftuese dhe duke perjashtuar analizen ekonomike dhe ate qe eshte
kerkuar : 5. Sqarimi i justifikimit ekonomik dhe eficensat pas realizimit te ketij
transaksioni(perqendrimi).
Në këto rrethana lind pyetja a mjafton vetem praktika Copy Past e grupit të Punës pa
analizen përkatëse ekonomike ?!. Unë mendoj se Jo.
Dhe here tjeter nuk jam pajtuar me këtë praktikë të përsëritur të Grupit të Punës gjatë
shqyrtimit të përqëndrimeve. Zbatimi I ligjit dhe akteve të tij nënligjore, kërkesat
konkrete të Formularit të Përqëndrimit kërkojnë analizën dhe vlerësimin e qartë lidhur
me kërkesat e Formularit
Këtu dua të evidentoj nga ndermarrja blerëse Kurum janë dërguar të gjitha dokumentat
e kerkuara mbi bazën e Ligjit, nga Autoriteti I Konkurrencës si dhe është është dërguar
dokumeti :” ” INFORMACION NË LIDHJE ME PËRFITIMIN E KONTROLLIT TË HEC
ULËZ SHKOPET DHE HEC BISTRICA 1 DHE BISTRICA 2 SH.A NGA KURUM
INTERNATIONAL SH.A “, informacion që mundëson t’I përgjigjesh në mënyrë
objektive, të plotë dhe të saktë kërkesave të Formularit të Përqëndrimit .
Për rrjedhojë në thelb për gjykimin dhe vlerësim tim Unë nuk kam asnje pretendim
KUNDER me palën blerse të përqëndrimit/transaksionit e cila është treguar korrekte
me Autoritetin e Konkurrencës konform ligjit.
Qëndrimi im KUNDER lidhet me mosplotësimin e plotë dhe të saktë nga firma njoftuese
KALO & ASSOCOATES dhe moskryerjen e analizës përkatëse ekonomike nga
Hartuesit e Raportit të Përqëndrimit .
Mbështetur në informacionin që ekziston në dosjet përkatëse rezulton ndryshimi i a)
Licensës të tregetimit të energjisë elektrike të prodhuar nga Hidrocentralet e Ulëz
Shkopetit dhe Bistrica nr 1 dhe 2; b) ndryshimi I tarifave përkatse që burojnë nga
ndryshimi i këtij statusi.
Le të shohim ne fillim se cilat jane efektet e ndryshimit te Licenses se tregetimit të
tregëtimit te energjisë elektrike të prodhuar nga Hec Ulëz-Shkopet dhe Bistriaca nr 1
dhe 2 ?
Kalimi nga licensa paraprivatizimit për aktivitetin e tregëtimit të energjisë elektrike nga
Hec Ulëz Shkopet, dhe Bistrica nr 1 dhe 2 në licensen e re LICENSIMIN E
SHOQËRISË “KURUM ENERGY” SH.A në AKTIVITETIN E FURNIZUESIT TE 8
KUALIFIKUAR TË ENERGJISË ELEKTRIKE, do të thotë se Shoqëritë target do të
kenë të drejtën të zgjidhin kontratën e furnizmit të Furnizuesin Publik me Shumicë
(KESH) me energji në se deshiron. Kjo do të thotë se ne se interest e tyre kerkojnë që
energjia elektrike te eksportohet atehere ajo do eksportohet pa furnizuar Furnizuesin
Publik me Shumicë. Kjo nuk është nje mundesi Potenciale por reale po te mbahet
parasysh se prodhimi total I shoqerive target per vitin 2012 ishte për shoqerinë Kurum
_258.2 Gwh, në nje kohë kur prodhimi i HEC Ulëz Skopet dhe Bistria 1 dhe 2 ishte
397.9 Gwh . Pra tepricen e konsumit mbi prodhimin mund te ekportohet Kjo mund te
ndodhe ne se çmimi i eksportit eshte me I larte se ai qe mund ta blejne konsumatoret
vendas. Një situatë e tillë mund të ndodhe megjithse ekonomia shqiptare është në
përgjithësi (veç rasteve të prodhimit maksimal të energjise elektrike) importuese neto e
energjisë elektrike.
Ndërkohe është e njohur diferenca e madhe e çmimit të shitjes nga HEC-et e Ulëz
Shkopetit dhe Bistrica nr 1 dhe 2 që ishin për vitin 2012 që sipas të dhenave te
prezantuara nga KURUM ishin respektivisht,
Tarifa e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec Bistrica 1, 2 sh.a për periudhën e tretë
rregullatore (vitet 2012 – 2014), do të jetë 2.2 leke/kWh.
Tarifa e prodhimit të energjisë elektrike nga Hec Ulëz Shkopet sh.a për
periudhën e tretë rregullatore (vitet 2012 – 2014), do të jetë 2.72 leke/kWh.
Per vitin 2012 ndermarrja Kurum , ka Konsumuar 258.2Gwh me një çmim blerje prej
?(ky informacion mungon kur pyetja ka qënë e drejperdrejtë për të. Megjithatë dihet se
Kurum si klient jo tarifor është furnizuar për vitin 2012 me çmime të dereguluara.
Në keto rrethana Kurumit si konsumatore e energjise elektrike si konsumator I
kualifikuar I bëhet mirë, por kjo në dem te konsumatorve tarifore(Furnizuesit Publik me
Shumicë) I cili sasine që blinte deri para shitjes të Ulëz Shkopetit dhe Bistrica 1 dhe 2
nga keto hidroçentrale do I duhet ta bleje nga furnizuesit e kualifikuar, HEC private ose
me Koncesion ose nga Importi me një çmim disa fish më të lartë.
Ne se I hidhet nje sy nje sy energjise se blere nga FPSH per vitin 2012, rezulton se
jane blere me çmime tregu 880,775 miljon kwh me cmime tregu, . Kjo do të thotë se
per të plotesuar detyrimet e Veta FPSH do të heqë dore nga blerja e e Energjise
elektrike me çmimet e mësipërme që e blinte nga HEC e Bistrises dhe Ulzë Shkopetit
dhe do e blere ato me çmime tregu.
Pra nuk kemi nje realizim të efiçences Pareto. Ky perqendrim ka nje efekt negative ne
renien e efiçences se gjenerimit dhe tregetimit të energjise elektrike, për tregun tarifor
duke dëmtuar dukshëm interesat dhe në dëm të konsumatorve tarifore. Pra, duke
dëmtuar hapur kërkesat e konsumatorit.
Këto duhet të ishin pasqyruar edhe në Formularin e Theshtuar të Perqendrimit. Por
pavaresisht si ka operuar Firma njoftuese Kalo, ky qëndrim nuk duhej të ishte
anashkaluar dhe anashkalohet nga Sekretariati, duke rënë në pozitat e Rregulatory
Capture.
Fryma dhe Gërma e Formularit të Përqendrimit është e qarte, të mos dëmtohet
konkurrenca, të mos dëmtohet konsumatori.
Lidhur me Pyetjen e dytë të permendur ne fund te faqes 5, në thelb nuk mora pëgjigje .
Kjo çështje nuk është trajtuar nga Sekretariati dhe as nga Raporti i Grupit të Punës. 9
Ne fakt shitblerja e Hidrocentraleve Ulëz Shkopet dhe Bistrica nr 1 dhe 2 janë bërë mbi
bazen e bilanceve te vitit 2011 të cilat në fakt nuk janë bilance vjetore por vetëm për
periudhën 01.09.2011-31.12.2011 me të cilat nuk krijohet nje informacion I plotë I
nevojshem per gjithe pjesmarrsit qe morrën pjesë ne shitblerjen e Hec-eve
Ndërkohë është e njohur se sipas Ligjit mbi të Ardhurat neni mbi “Amortizimin”
shprehet qartë se llogaritja e amortizimit mbështet në “3. Kostot e blerjes ose të
ndertimit, kostot e permirësimit, të rinovimit e të rikonstruksionit të ndertesave, të
konstruksioneve dhe makinerive e paisjeve me afat të gjatë shërbimi, amortizohen
veçmas , me vlerën e mbetur , me 5 %.”
Në Pasqyrat Financiare për vitin 2011, të HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2” sha, lidhur me
Amortizimin thuhet:
Amortizmi llogaritet në menyrë lineare mbi jetën e dobishme të aktiveve si më poshtë:
Ndërtesat 67-100 vite
Të tjera ndertime 60-65 vite
Makineri dhe Paisje 10-45 vite
Mjete transporti 5 Vite
Mobilje e orendi dhe
Paisje kompjuterike 4 vite.
Në këtë kushte kur vetëm kalimi nga një metode e normë llogarritje të amortizimit në
një tjeter, sjell efekte prej dhjetra qindra milionë lekë bëra pyetjen e siper përmendur për
t’u njohur në se jemi para realizimit të një konkurrence të lirë efektive të ndershme apo
Jo ?!
Në mungesë analizës nga ana e Stafit të Sekretariatit (Grupit të Punës) e të dhënies
se Përgjigjes për pyetjen e bërë,në kushtet kur ndryshimet ne normat e mesiperme te
amortizimit shprehin shenja për kufizimin e shtrembërimin e mundshëm të
konkurrencës në këtë treg, i bindur mbi efektet që ka ky aspekt (amortizmi dhe metodat
dhe llogarritjet konkrete) në konkurrencen e lirë dhe efektive nuk mund të jem pro
Autorizimit të Përqëndrimit .
Për rrjedhojë duke u nisuar nga sa më sipër unë nuk jam dakort me Raportin e
konkluzionet e Grupit të Punës nuk e aprovoj Autorizimin e ketij Perqendrim dhe per
rrjedhojë kam dhënë votën KUNDËR .
Komisioner
Koço Broka