Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari – Kryeministri i ri sugjeron “rigjallërimin” e projektit Belene N-Plant

Kryeministri i ri i Bullgarisë ka deklaruar se braktisja e projektit “Belene” të termocentralit bërthamor duhet të “rigjallërohet”.

Kryeministri Plamen Oresharski tha për Televizionin Kombëtar Bullgar se ai e sheh “Belene” si “një projekt ekonomik dhe jo politik”.

Ai vuri në dukje se një analizë e detajuar duhet të kryhet para se të merren vendimet përfundimtare mbi projektin.

Sipas Oresharski, ia vlen të flasim për “përmbushje” të projektit vetëm nëse efektiviteti i tij është i provuar.

“Qëllimi ynë përfundimtar nuk konsiston në investimin e parave të taksapaguesve në ‘Belene’”, theksoi ai.

Oresharski, një teknokrat jopartizan, u emërua si kryeministër nga partia e krahut të majtë “Bulgarian Socialist Party”, e cila është cilësuar si një përkrahëse e zjarrtë e projektit bërthamor bullgaro-rus.

Qeveria e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Bojko Borisov, e braktisi projektin për ndërtimin e “Belene” në mars të vitit 2012. Kjo lëvizje bëri që Rosatom i Rusisë të ngrinte padi me një gjykatë ndërkombëtare arbitrazhi në Paris.

Pasi fillimisht nisën ndërtimet në fillim të vitit 1980, ndërtimi i centralit të dytë bërthamor të Bullgarisë, “Belene”, në Danub u ndal në fillim të viteve 1990 si pasojë e mungesës së parave dhe protestave mjedisore.

“Belene NPP” ka qenë ngrirë “de facto” që nga vjeshta e vitit 2009, kur investitori strategjik i zgjedhur më parë, kompania gjermane RWE, e cila ishte menduar se do të siguronte 2 miliardë euro në këmbim të një interesi prej 49%, u tërhoq.

Revista Monitor, 16.06.2013