Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Emetimet e dioksidit të karbonit, më të larta në Bullgari

Sipas të dhënave të fundit statistikore të Eurostat, Bullgaria ka shënuar për 2018 një nivel emetimesh të CO2 prej 8.1%, të prodhuar kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile.

Ky është njëkohësisht edhe niveli i dytë më i lartë i emetimeve në bllokun e BE-së. Në vitin 2018, Bullgaria ishte përgjegjëse për 1.3% të të gjitha emetimeve të CO2 të prodhuara në BE, tha Eurostat në një njoftim për shtyp javën e kaluar.

Në shtete të tjera të Europës Juglindore, si në Kroaci, emetimet e CO2 ranë me 4.3%, ulja e gjashtë më e rëndësishme në BE, duke qenë se ky shtet ishte përgjegjës për 0.5% të të gjitha emetimeve të CO2 në BE në vitin 2018. Sllovenia shënoi rënie prej 0.4% dhe ishte përgjegjëse për pothuajse po të njëjtën përqindje të emetimeve totale në BE në vitin 2018. Emetimet e CO2 në Rumani rënë me 0.3%, ndërkohë që ky shtet, vitin e kaluar ishte përgjegjës për 2.2% të të gjitha emetimeve të CO2 në BE. Në të gjithë shtetet e BE-së, emetimet e dioksidit të karbonit kanë rënë me 2.5% në vitin 2018.

Monitor,  27.05.2019