Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbia, marrëveshje të tjera me “Trepça”

Ministri serb i Minierave, Milan Bacevic paralajmëroi se gjatë ditëve të ardhshme do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje me konsorciumin amerikan “New Generarition Power” për investime në kombinatin metalurgjik Trepça. Ky Konsorcium gjatë muajit të kaluar ka nënshkruar me qeverinë serbe një marrëveshje për bashkëpunim teknik me këtë kombinat në Zveçan, kurse Ambasada Amerikane në Kosovë sqaroi se kjo marrëveshja nuk implikon qeverinë e SHBA-ve dhe se si e tillë është e pavlefshme. Sipas marrëveshje, NGP-ja do të mundësojë rritjen e prodhimit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe investime në Trepçë.

“Jemi në fazën kryesore të përgatitjes së pikave që do të negociohen. Do të nënshkruajmë edhe të disa marrëveshjeve mes këtyre dy kompanive”, tha ministri Bacevic në një intervistë për Tanjug. “Pronarët e kapitalit nga SHBA-të janë pajtuar në parim dhe këtë tani duhet ta bëjmë zyrtarisht, që në Trepçën veriore të investojmë një shumë të konsiderueshme parash”, tha ai, duke shtuar se bëhet fjalë për investime që do të përmirësojnë procesin teknologjik të prodhimit në furrat e shkrirjes së plumbit dhe zinkut, si dhe në shtimin e kapaciteteve të lendeve të para.

Revista Monitor, 11.06.2013