Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Me ndërtimin e Kaskadës së Devollit dhe 50 HEC-ve, Elbasani do të jetë një burim i madh energjetik

Kryetari i Grupit të Punës së PD për Qarkun e Elbasanit, z. Arben Imami dhe kandidati për deputet z. Aurel Bylykbashi zhvillojnë takime në rajonin 2 dhe 3. 
“Elbasani do të bëhet qendër e lidhjes së Tiranës si edhe do të jetë një burim i madh energjetik me kaskadën e Devollit dhe me 50 hidrocentralet e qarkut nga ku do të rrisë edhe numrin e punonjësve”. Kështu u shpreh kreu i deputetëve të PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami, gjatë një takimi që zhvilloi, i shoqëruar nga kandidati për deputet, Aurel Bylykbashi, me banorët e lagjeve të rajonit 2 dhe 3, përkatësisht lagjen “NSHU” dhe “Çlirimi. Pasi i ka bërë një prezantim të shkurtër kandidatit të kësaj zone, Imami është ndalur tek investimet që janë realizuar ne qarkun e Elbasanit Imami u ndal ne veçanti tek rruga Elbasan – Tirane, rruge e cila per 20 minuta do te lidhe kryeqytetin me Elbasanin, duke rritur punësimin. “Sepse objektivi, ëndrra jone, është që ky vend të jetë një vend normal një vend i zhvilluar”, tha Imami duke e vene theksin edhe tek problemet, por qe tha se, modeli i kësaj qeverie do ta mbuloje Elbasanin brenda katër viteve të ardhshme me rruge ne te gjithë zonat rurale, edhe ne fshatrat me te thella. “Shqetësimi ynë themelor ka qene punësimi, pasi pa pune dhe pa punësim nuk mund te ketë mirëqenie e zhvillim, dhe me taksen e sheshte jemi përpjekur te vazhdojmë investimet në këtë vend, ta zbusim papunësinë, te mbajmë ritme te mira zhvillimi, duke vazhduar edhe te bëjmë investime te mëdha publike, siç është tuneli i Krrabës dhe autostrada Elbasan-Tirane. Ka një perspektive te mire punësimi ne Elbasan, duke përmendur këtu investimin gjigant te kaskades së Devollit i cili bën të mundur punësimin e më shumë se 20 mijë vendeve të punës nga kjo industri, pa harruar zgjerimin e punësimit në të gjithë sipërfaqen e qarkut dhe do të ketë një trefishim subvencionesh që do të bëjë të mundur rritjen e punësimit në qarkun e Elbasanit”- vijoi Imami.
Duke qëndruar tek punësimi, Imami tha se perspektivë për rritjen e punësimit është edhe rruga Qukës-Qafë Plloçë, Boshti i Jugut apo dhe HEC-et, prej të cilave Elbasani do të bëhet qendër e lidhjes se Tiranes si edhe do të jetë një burim i madh energjetik me kaskadën e Devollit dhe me 50 HEC-et. “Të gjitha këto vepra do te rrisin edhe numrin e punonjesve”- tha Imami. Sa i takon akuzave të opozitës, z.Imami vuri në dukje se modeli që ofron Edi Rama shkakton papunësi. “Rruga tjetër nuk është rruga e drejte, është rruga e taksave te larta, rruga qe shkakton papunësi, prandaj t’i themi “jo” Edi Rames, t’i themi se nuk është kjo rruga e shqiptareve nuk është kjo rruga e integrimit. Kjo është një opozitë shumë e vështirë, është një opozitë që në 8 vjet e ka nisur me bilbila e po e mbyll me dajre, por punë konstruktive, punë ndërtuese për këtë vend, nuk ka bërë. Nuk deshën të hyjnë në NATO, nuk deshën MSA-në, nuk pranuan zgjedhjet e 2009-ës, nuk hynë në parlament, hynë në grevë urie, duke vazhduar me 21 janarin. E bënë këtë sepse donin të tregonin që ky vend nuk ka stabilitet edhe pse nuk ishte ashtu, për të larguar investitorët e huaj, sepse integrimi në BE do të thotë më shumë investime. Këtë i bëri Edi Rama Shqipërisë, një dëm të madh për vendin dhe qytetarët” – tha z.Imami. Ndërkaq, kandidati për deputet në rajonin nr.2 dhe nr.3, të Elbasanit Aurel Bylykbashi i është drejtuar banorëve se në listën e PD mund të gjejë vetveten çdo qytetar i Elbasanit. “Sepse ne e përfaqësojmë këtë qytet, ne ishim ata që premtuam dhe realizuam të gjithë këto investime që janë të prekshme nga të gjithë ju, mes tyre rruga Tiranë – Elbasan, subvencionet, nga ku kemi arritur që të rrisim prodhimet dhe të rrisim ekonominë e banorëve në zonat rurale. Të ndëshkojmë me votë në 23 qershor të gjithë ata që nuk e votuan tunelin. Kur të bëhet tuneli thuajse pas dy javësh, Blushi ku do të kalojë nga tuneli që s’e votoi apo nga rruga e vjetër?! Ajo që duhet të bëjmë është të zgjedhim një shembull si Berisha”- përfundoi Bylykbashi.
Imami me arsimtarët: Mandatin e ardhshëm me pagë jo më pak se 700 dollarë/Arsimtarët kanë qenë vijimi i turit të takimit të kreut të shtabit elektoral në qarkun e Elbasanit Arben Imami, i cili shoqërohej nga kandidati për deputet Luçiano Boçi. Duke vlerësuar si të rëndësishme punën e arsimtarit Imami ju drejtua arsimtarëve me fjalët “përveç aspektit themelor të misionit fisnik të mësuesit, ju jeni njerëz të dijes, dhe duke qenë njerëz të dijes, ju hapni një horizont i cili është vendimtar për njeriun i cili do ta përqafojë këtë horizont”. Imami tha se qeveria ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës arsimore, duke investuar në ndërtimin e shkollave moderne. Ai hoqi paralele mes shkollave të ndërtuara nga qeveria “Berisha” dhe atyre nga Edi Rama gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës. “Nuk mund të ketë shkollë kur nëna e nis fëmijën dhe nuk e di sa do të ketë mundësi që fëmija të ketë ngrohjen, të mos ketë xhamat e thyer, kur bien copa suvaje siç bien në Tiranë nga shkollat që rindërtonte Koço Kokëdhima” – vijoi ai. Në 2005-ën, tha Imami arsimtarët ishin me paga të ulëta, ndërsa sot ato janë dyfishuar, ndërsa do të shkohet drejt pagave 700 dollarë. “Pse deri në 2005 interesi për mësuesin ishte shumë i ulët sepse ishin pagat shumë të ulëta, dhe Sali Berisha këtu në Elbasan në qytetin e arsimit ka thënë se do t’i çojë rrogat 400 dollarë, sot kjo është një realitet. Por në vitin 2013 po këtu po Sali Berisha tha jo 400 dollarë, por 700 dollarë. Dhe kjo është e mundur nëse nuk do të futemi në krizë, nëse shoku Edi nuk do të përqafohet me shokun e tij Papandreu, apo me ndonjë shok tjetër, dhe të përqafojnë edhe krizën bashkë” – theksoi më tej, z.Imami.

Gazeta 55, 07.06.2013