Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, hidrokarburet shkatërrojnë tokat, shkak, ndërtimet pa leje

Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës Bujqësore në Këshillin e Qarkut Fier evidenton dhjetëra hektarë tokë bujqësore të dëmtuar nga subjektet private, fermerë dhe shkaqe natyrore. Vetëm në disa zona të komunës Zharëz, sipërfaqja e dëmtuar shkon gati në 40 hektarë tokë bujqësore.

Sipas drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Tokës, Pëllumb Saliaj, dëmtuesit e kësaj sipërfaqe janë kompanitë e naftës që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë, të cilat sipas tij nuk ka marrë leje ndërtimi për të kthyer tokën në puse nafte.

Për këtë qëllim janë vendosur 21 masa me gjobë, si dhe kërkesa kompanive private për të kthyer tokën bujqësore në gjendjen e mëparshme. Pikërisht ky, është një nga problemet që ngre specialisti Saliaj për shtimin e sipërfaqes së tokës nga dëmtimet e hidrokarbureve.

Sipas Inspektoratit të Mbrojtjes së Tokës, edhe për këtë vit do ndiqen të gjitha procedurat ligjore për të ndëshkuar të gjitha subjektet private apo fermerët që dëmtojnë tokën bujqësore.

Gazeta Shqiptarja.com, 07.06.2013