Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

2012: Rritet ndjeshëm aktiviteti i HEC-ve private; prodhojnë 7% të energjisë

Prodhimi i përgjithshëm për vitin 2012 nga gjeneruesit privatë ishte 299.9 GWh ose 7.0 % e prodhimit të përgjithshëm neto vendas të vitit 2012, bën të ditur Enti Rregullator i Energjisë në raportin vjetor për vitin 2012.

Sipas ERE, aktualisht janë në prodhim 68 hidrocentrale nga 40 shoqëri private dhe koncensionare, me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 195.8 MW nga të cilat rreth 120 MW perbejne H/C qe kane filluar prodhimin gjatë vitit 2012. Gjatë vitit 2012 u futën në prodhim 16 hidrocntrale te reja.

Prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike nga HEC-et deri 15 MW nga 136.8 GWh që ishte në vitin 2011 arriti në 299.9 GWh ne vitin 2012, me një rritje prej gati 120%.

Kompania më e madhe për vitin ka qenë Balkan Green Energy, me 25 HEC-et e veta, që ka prodhuar rreth 48 GWH energji, nga 25 hidrocentralet e veta.

Prodhuesi i dytë më e madh ka rezultuar HEC-i Tervol-it në Elbasan, me një prodhim prej 35GWH.

Rritje të ndjeshme të prodhimit ka shënuar dhe Energo Sas sh.p.k, me HEC-in e Sasajt në Sarandë, me një prodhim rreth 28 GWH.

Për herë të parë gjatë vitit 2012 ka filluar prodhimin dhe HEC-i i Ashtës, ndonëse me një prodhim minimal prej vetëm 8 GWH. Ashta është hidrocentrali më i madh privat në vend aktualisht porsa i përket fuqisë së instaluar prej 45 mijë MW.

HEC-i i dytë më i madh privat në vend porsa i përket fuqisë së instaluar është Erdat Lura sh.p.k me HEC Lura 1, 2, 3 në Dibër, me një fuqi të instaluar prej 16,220 MW. Edhe këto HEC-e kanë pasur një prodhim minimal prej vetëm 8 GWH në 2012-n, por pritet që prodhimi I tyre të shtohet ndjeshëm në 2013-n.

Ndërsa hidrocentralet private, kryesisht ata të vegjël po zhvillohen me shpejtësi, ekspertët e mjedisit kanë paralajmëruar për shfrytëzimin pa kriter të lumenjve në vend. Ata japin alarmin se shfrytëzimi i lumenjve po bëhet vetëm për këtë qëllim, pa llogaritur efektet negative, që kjo mund të ketë në biodiversitet, turizëm, bujqësi apo deri në gërryerjen e tokës, me detin që po hyn në tokë, me pasoja të rënda për vendin.

“Uji nuk është vetëm për të prodhuar energji. Mungojnë studimet e integruara të lumenjve dhe përdorimit të ujërave, që do të vlerësonin ndikimet mjedisore”, thotë Xhemal Mato i Ekolëvizjes. “Edhe kur ato ekzistojnë, kryhen vetëm për zonën e ngushtë ku do të ndërtohet hidrocentrali, apo thjesht nuk zbatohen”.

Sot kemi të bëjmë me një zhvillim të deformuar, me pasoja më të mëdha sesa fitimet që mund të vijnë nga prodhimi i energjisë. “Sot ka 445 HEC-e në 6-7 lumenj, ndërkohë që në një rrjedhë lumi ka rreth 80 HEC-e dhe në fund të fundit HEC-et e vogla japin vetëm 4-5% të prodhimit total të energjisë”, thotë Mato. Sipas tij, nëse nuk ndërhyhet, situata rrezikon të kthehet në një kolaps.

PRIDHIMI I HECEVE ME KONCESION

Revista Monitor, 07.06.2013