Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Importet bien nga Greqia, Gjermania e Zvicra

Në katër muajt e parë të vitit, importet janë tkurrur me 7.3% me bazë vjetore në 147 miliardë lekë. Shteti kryesor që ka ndikuar në ketë performancë negative ka qenë Greqia, me tregtarët që gjithnjë e më shumë po i largohen vendit që prej mëse tre vitesh është zhytur në recesionin e thellë, të krijuar nga kriza e borxheve. Sipas të dhënave të INSTAT, importet nga shteti helen kanë rënë me gati 20% me bazë vjetore për periudhën janar-prill 2013, duke zbritur në 14.5 miliardë lekë. Por, pavarësisht rënies, Greqia vijon të mbetet partneri i dytë i Shqipërisë porsa i përket importeve, pas Italisë, por pesha e tij ka zbritur në 10% të totalit, nga rreth 11.5% që ishte në katërmujorin e një viti më parë.
Në rënie kanë qenë dhe importet nga Gjermania dhe Zvicra, përkatësisht me 13% dhe 77%.
Italia mbetet destinacioni kryesor për blerjet e tregtareve, me 35% të totalit, duke shënuar një tendencë pozitive dhe në katërt muajt e parë të vitit. Importet nga ky shtet u rritën me 10% në 51 miliardë lekë.
Sipas grupmallrave, ndikimin kryesor në tendencën negative katër mujore e ka dhënë ulja e ndjeshme e zërit minerale lëndë djegëse dhe energji, që është tkurrur me 27% me bazë vjetore, në gati 26 miliardë lekë.
Grupmalli “pije, ushqime dhe duhan” ka rënë me 4% me bazë vjetore në 28 miliardë lekë për katër muajt e parë të këtij viti.
Importet e materialeve të ndërtimit e metaleve ranë më 6.9% në 17.5 mld lekë.
Edhe importet e makineri e pajisje këmbimi u tkurrën me 7.9%, në 27.4 miliardë lekë.

Revista Monitor, 06.06.2013