Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Greqia pa mbetje plastike” – Ministri nis fushatën

Ministri Grek i Mjedisit dhe Energjisë ka nisur një fushatë slogani i së cilës është “Greqia pa mbetje plastike”, duke mbërritur me një grup vullnetarësh në një plazh në vend për ta pastruar atë.

“Ne po ecim përpara me projekte mbi braktisjen e plastikës me një përdorim,” tha ministri, Costis Hadzidakis.

Sipas një deklarate të lëshuar nga ministria, masa e qeverisë përfshin nëntë lloje të produkteve plastike, duke përfshirë  gota, pirunë, thika, lugë dhe enë plastike.

Pas një muaji, Greqia do të përfshijë në legjislacionin e saj kombëtar direktivën përkatëse të lëshuar nga Bashkimi Europian, për të filluar zbatimin e ligjit të ri që nga korriku 2021, duke e ditur që në sektorin publik, braktisja e plastikës me përdorim të vetëm do të fillojë gjashtë muaj më parë, duke filluar në janar 2021.

Ministria planifikon të inkurajojë riciklimin e shisheve të ujit dhe produkteve të tjera plastike. Disa centë do të shtohen në çmimin e shisheve plastike, në mënyrë që çdo qytetar të mund ta marrë përsëri kur të kthejë shishen. Ministri Grek tha se tregut po i jepet kohë e mjaftueshme për të disponuar me materiale plastike që grumbullohen aktualisht dhe të përgatiten për alternativa të reja miqësore me mjedisin.

Mbi 26 milion ton mbeturina plastike mblidhen çdo vit në Europë, dhe më pak se një e treta riciklohen. Sipas të dhënave të Bashkimit Europian, plastika me përdorim të vetëm përbën 50% të mbeturinave detare, ndërsa materialet plastike përgjithësisht përbëjnë rreth 85% të mbeturinave detare.

Në Greqi, përdoren rreth një milion gota plastike çdo ditë, ose rreth 350 milion gota plastike në vit.

Scan,  01.06.2020