Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miraton procedurat e shënjimit të naftës bruto dhe të nënprodukteve të naftës

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha veçoi vendimin për “Përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe të nënprodukteve të naftës. Duke folur mbi këtë vendim, kryeministri u shpreh se “Kjo praktikë që fillon me njërën prej teknologjive më të mira që ekzistojnë do të parandalojë abuzivitetin real të përzierjeve të karburanteve të dëmshme, pasi ky lloj shënimi qartëson çdo lloj manipulimi që mund të bëhet me karburantin dhe kjo është një arritje e madhe”.
Gjithashtu KM miratoi marrëveshjen e hidrokarkurave me kompaninë San Leon, e cila sipas Berishës është një kompani shumë optimiste për sasira në bilionë gazi dhe naftë në detin Adriatik, afër Durrësit.

energjia.al, 31.05.2013