Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-et me keste Ministri Ridvan Bode shkel ligjin

Qeveria ka shkelur nje nga klauzolat e marreveshjes se miratuar nga Kuvendi per shitjen e kater HEC-eve kompanise Kurum. Kjo e fundit ka paguar 57 milione euro, nga nje total prej 109 milionesh, nga do te zbritet edhe TVSH e prapambetur. E gjendur perballe presionit te bleresit dhe rrezikut per te deshtuar ne nje tjeter privatizim strategjik, qeveria ka pranuar keto dite kushtin e kompanise turke, duke zbritur vleren e TVSH-se se parimbursuar nga cmimi i privatizimit. Ne total, Kurum do t’i njihet si pagese nje vlere prej rreth 21 milione eurosh TVSH e rimbursueshme. Kjo shifer e ul shumen qe kompania turke do te derdhe direkt ne arken e shtetit ne rreth 88 milione euro. Shlyerja e kestit te pare te pageses per privatizimin e kater hidrocentraleve ka cuar drejt mbylljes se nje procesi te gjate dhe te veshtire privatizimi. Privatizimi u arrit pas kater raundesh te deshtuara, cka detyroi qeverine shqiptare qe te ndryshonte kriteret e gares. Edhe pasi me ne fund u arrit te gjendej nje bleres te kompania turke Kurum, mbyllja me sukses e procesit u vendos ne pikepyetje. Kurum e kushtezoi kryerjen e pageses me rimbursimin e nje shume prej rreth 3 miliarde lekesh TVSH qe qeveria shqiptare i detyrohet.

Kompania turke Kurum me ne fund ka shlyer kestin e pare te vleres se privatizimit te kater hidrocentraleve. Ka qene ministri i Financave, Ridvan Bode, qe deklaroi dje se kater dite me pare Kurum ka paguar 57 milione eurot e para, ndersa pjesa e mbetur do te paguhet brenda dy javesh. Bode tha se te ardhurat nga privatizimi i HEC-eve do te shkojne per te ulur deficitin buxhetor shtese, qe u krijua per te shlyer detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve.

Por kreu i Financave la ne harrese faktin se, ne marreveshjen e miratuar ne Kuvend, thuhej se te gjitha pagesat do te behen te plota – “pa deduktim apo mbajtje shume e cfaredolloji” – dhe se, ne rast se ndonjera prej shumave nuk shlyhej ne kohen e duhur, per cdo dite tejkalim do te paguhet nje kamate te barabarte me normen euribor 3-mujor plus 3 per qind.

Gazeta Shqiptarja.com, 17.05.2013