Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha: Shqiperia anetaresohet tek EITI

Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, Berisha dha një lajm tjetër pozitiv për Shqipërinë. “Presidentja e iniciativës së transparencës financiare të industrive nxjerrëse, iniciativë kjo e themeluar nga Toni Bler dhe ku bëjnë pjesë një grup i vendeve të pasura në miniera dhe lëndë nëntokësore, iniciativë kjo që bazohet në disa principe themelorë që duhen respektuar dhe në këto principe është transparenca financiare, bashkëpunimi i ngushtë me komunitetin dhe respektimi dhe mbrojtja e mjedisit”, tha ai.
Kjo organizatë që u krijua në kombet e bashkuara ndihmon vendet anëtare, sikundër kërkon nga këto vende respektimin e disa kushteve dhe kritereve, që janë standardet më të mira të shfrytëzimit të mineraleve, të naftës dhe të gazit dhe përpjekjes që banorët e zonave të jenë edhe ata përfitues të tyre sikundër të ketë transparencë të plotë të kompanive që i shfrytëzojnë. Kjo është një histori disavjecare. Në vitin 2010 është bërë vlerësimi i parë, ne kemi ngritur sekretariatin dhe një grup pune për të cilën zonja ish ministre në kabinetin e ish kryeministrit Bler dhe kryeministrit Gordon Brown , e cila e kryeson këtë iniciativë, shpreh vlerësimin më të lartë për grupin e punës në Shqipëri, punën serioze që ata kanë bërë ndërkohë që informon se bordi ka vendosur ti akordojë Shqipërisë anëtarësi të plotë në këtë iniciativë, sikundër paraqet një seri çështjesh që Shqipëria duhet ti ketë në qendër të vëmendjes për vitet që vijnë, pasi anëtarësimi nuk është i dhënë njëherë e përgjithmonë. Anëtarësimi në këtë organizatë mbahet vetëm duke mbajtur standardet e transparencës.
Lufta që është bërë kundër korrupsioni, përdorimi i një sërë metodash që rrisin transparencën bënë që Shqipëria të rekomandohet për anëtar në iniciativën e transparencës së industrive nxjerrëse.

energjia.al, 09.05.2013