Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha: Nuk ka deshtuar privatizimi i 4 HEC-eve, vazhdojne negociatat

Dje Kryeministri Berisha dha një konferencë për shtyp me gazetarët. Ndër të tjera ai u pyet për privatizimin e 4 HEC-eve Bistrica 1, 2, Ulëz dhe Shkopet.
A mund të konsiderohet i dështuar procesi i privatizimit të katër hidrocentraleve, për shkak të mos shlyerjes së vlerës monetare nga kompania fituese?
Kryeministri Berisha: Unë nuk jam dakord që është proces i dështuar, përkundrazi, deri tani është një proces i suksesshëm. Po negociohet për detajet e procesit dhe palët po negociojnë me seriozitet të madh. Nuk kam asnjë të dhënë për atë që thoni ju.

energjia.al, 03.05.2013