Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Rritet interesi i qytetarëve për kolektorë diellorë

Ministria e ekonomisë do të ndajë 6 milionë denarë shtesë për të subvencionuar qytetarët të cilët do të vendosin kolektor diellorë në shtëpitë e tyre. Qytetarët që deri tani nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën për kthimin e një pjese të mjeteve për shpalljet e më hershme publike, mund të konkurrojnë sërish. Deri tani janë subvencionuar 1901 amvisëri, ndërsa për këtë nga buxheti janë ndarë 28 milionë denarë.
“Me instalimin e kolektorit diellor, i cili kushton 36 mijë denarë, kursimi mujor është 1.000 denarë. Kjo do të thotë se në vit kursehen rreth 12.000 denarë, që do të thotë se investimi kthehet për rreth tre vite. Në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë prej 500 deri 600 mijë amvisëri dhe nëse të gjithë instalojnë kolektorë diellorë, atëherë si shtet do të kursenim deri një miliardë euro në korniza afatgjate”, deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.
“Më efikas dhe ekonomikisht më e leverdishme është që ta shfrytëzojmë për ujë të ngrohtë. Nga ju varet nëse në shtëpi do e shfrytëzoni vetëm për larje apo në sistem do e lidhni edhe larjen e enëve, rrobave apo mund të lidhni kolektor edhe për periudhën dimërore që ta ndihmojë sistemin e ngrohjes”, tha Konstantin Dimitrov, profesor në fakultetin e makinerisë.
Kolektorë diellorë, disa qytetarë shfrytëzojnë tashmë 10 vite dhe janë shumë të kënaqur nga kursimi.
“Analizat tregojnë se kursimet në nivel vjetor, kur dimë se në Maqedoni 200 ditë kemi diell të mrekullueshëm, janë diku rreth 10 mijë denarë. Ky sistem është me kapacitet më të vogël me bojler prej 100 litrave dhe kushton 60 mijë denarë”, u shpreh Nita Lozanovski, shfrytëzuese e kolektorit diellor .
Nga Ministria e ekonomisë thonë se çdo vit po rritet numri i qytetarëve të interesuar për subvencione. Shpallja për subvencionet e reja do të zgjasë deri më 31 maj.

TV Alsat-M, 13.04.2013