Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthejnë tre panele diellore në një lokal pranë kalasë së Elbasanit

Mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Kalasë së Elbasanit në pronësit të E.S. si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një bolier që ka sjellë shpërthimin e tre paneleve diellore që ishin të  vendosura sipër lokalit.

Fatmirërisht nga shpërthimi nuk dëme në njerëz, por vetëm materiale. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të qytetit, duke përhapur panik tek banorët.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Shqiptarja.com  25.02.2020