Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saraçini promovon fillimin e ndërtimit të 7 HEC-eve me vlerë 22 milion euro

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini vizitoi dje Tearcën, ku ka filluar ndërtimi i njërës nga shtatë hidrocentralet që do të ndërtohen në këtë komunë. Ministri Saraçini i shoqëruar nga kryetari i komunës së Tearcës Isen Asani dhe drejtuesi i kompanisë italiane ‘SOL HIDROPAUER Ltd’ me seli në Shkup, Trajçe Nikollov tha se në Tearcë gjithsej do të ndërtohen shtatë hidrocentrale me vlerë të përgjithshme prej 22 milion euro, e që do të përmirësojnë furnizimin me energji elektrike dhe do të rrisin të ardhurat për komunën.
“Në komunën e Tearcës ky koncesionar do të ndërtojë gjithsej tre hidrocentrale të vogla me një kapacitet total të instaluar prej 7.5 MW, dhe me prodhim vjetor rreth 28 GWh. Vlera të cilën do ta investoj kjo kompani do të jetë rreth 15 milion euro, dhe në bazë të detyrimeve të dala nga marrëveshja, koncesionari do të paguajë një tarifë vjetore koncesioni në vlerë 2%  nga të ardhurat nga rryma e shitur prej të cilave 50% do të shkojnë në buxhetin e komunës Tearcë” deklaroi Ministri Saraçini.
Ministria e Ekonomisë nënshkroi edhe katër marrëveshje tjera për koncesion të ujit për ndërtimin e edhe katër hidrocentraleve në Tearcë me kompanitë ‘Super Nouva energie’ nga Tetova dhe ‘EMKC hidroelektrana’ nga Shkupi me një kapacitet total të instaluar prej 3.4 MW dhe prodhimi vjetor i pritshëm prej 14 GWh, me vlerë investimi prej 7 milion euro.
“Me ndërtimin e këtyre shtatë hidrocentraleve të vogla në komunën e Tearcës do të investohen mbi 22 milionë euro në 2-3 vitet jet e ardhshme. Aktivitetet ndërtimore të cilat përfshijnë rreth 70% të investimeve do të realizohen nga kompanitë vendase lokale, me çka ringjallet ekonomia lokale. Sigurisht, presim edhe hapje të vendeve të reja të punës, si në fazën e ndërtimit të hidrocentraleve, ashtu edhe në fazën e mirëmbajtjes, kur ato do të vihet në funkcion”, deklaroi Ministri Saraçini.
Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani, vlerësoi si një moment historik fillimin e punës për ndërtimin e shtatë hidrocentraleve në Tearcë. ‘Për herë të parë realizojmë projekte në vlerë prej 22 milion euro në komunë, me çka presim lëvizje në ekonominë e komunës, punësime dhe më shumë të ardhura në buxhetin komunal’, tha Asani.
Drejtuesi i kompanisë italiane ‘SOL HIDROPAUER Ltd’ me seli në Shkup, Trajçe Nikollov, vuri në dukje se ky është shembulli më i mirë i bashkëpunimit mes investuesve, pushtetit vendor dhe pushtetit qendror, në funksion të realizimit të një projekti.
Nga gjithsej 70 marrëveshje të nënshkruara për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla,  me një kapacitet të instaluar prej 60MW dhe investimeve të cilat vlerësohen në rreth 120 milionë euro, gjithsej janë ndërtuar 11 të tilla dhe trë njejtat prodhojnë energji elektrike, ndërsa 20 hidrocentrale pritet që të lëshohen në përdorim deri në fund të vitit 2013 dhe fillim të vitit 2014-të.

energjia.al, 03.04.2013