Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: METE jep me koncesion dhe 5 HEC-e te reja

1. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, bazuar në ligjin, nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet” shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Malla”.
a. Kërkohet, që projekti të realizohet në segmentin e rrjedhës e poshtëme të lumit Molla e Lurës, nga Hec-et ekzistuese “Lura 1,2,3” deri te liqeni i Hec-it “Skavica”.
b. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkurruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.
c. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 29/04/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Dobrenjë – Tomorricë”.
a. Kërkohet, që projekti të realizohet në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të Hijes dhe Burranja nga fillimet e rrjedhave deri në derdhje në lumin e Tomoricës .
b. Ofertuesit e interesuar mund të njihen me dokumentet standarde të procedurës konkurruese në faqen zyrtare te Agjencisë së Prokurimit Publik: www.app.gov.al.
c. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25/04/2013, ora 12:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen.
3. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës jep me koncesion hidrocentralet “Zerec 1”, Zerec 2”, nëpërmjet shfrytëzimit hidroenergjetik të rrjedhes së përroit të Dusharit, rrethi Korçë.
a. Forma e Kontratës: Kontratë Koncesioni e formës BOT (Ndërtim, Operim dhe Transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në përfundim të kontratës së koncesionit.
b. Vendndodhja e objektit te Kontratës: Rrethi Korçë.
c. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: deri në 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj.
d. Procedura: Projekti është trajtuar si propozim i pakërkuar. Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues është bërë me një fazë, pa parakualifikim.
4. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes jep me koncesion hidrocentralin Runja, nëpërmjet shfrytëzimit hidroenergjetik të rrjedhës së përroit të Murrës, Rrethi Dibër.
a. Forma e Kontratës: Kontratë Koncesioni e formës BOT (Ndërtim, Operim dhe Transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit në përfundim të kontratës së koncesionit.
b. Vendndodhja e objektit te Kontratës: Rrethi Dibër.
c. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: deri në 35 vjet nga hyrja në fuqi e saj.
d. Procedura: Projekti është trajtuar si propozim i pakërkuar.

energjia.al, 02.04.2013