Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha ne Facebook: Shenjimi i karburanteve do lejoje nje kontroll me te mire te cilesise!

Te dashur miq! Vendimi i pergjysmimit te taksave te makinave jo te reja eshte pritur shume mire nga qytetaret, te cilet kane vleresuar lart kete vendim. Ato taksa te larta qe synonin kufizimin e makinave jo te reja per mbrojtjen e mjedisit nuk egzistojne ne vendet e BE dhe rendonin qytetaret qe kane me pak ne shoqerine tone. Une e di se mjedisoret nuk e kane pritur mire kete vendim. Por ne me ndalimin qe i kemi bere perdorimit te naftes D2 kemi shenuar nje hap shume te rendesishem ne mbrojtjen e mjedisit.
Se shpejti fillojme dhe shenjimin e karburanteve, çka do te lejoje nje kontroll me te mire te cilesise se tyre. Po keshtu, permiresimi i trafikut ne Tirane, qe ishte qyteti me ndotjen e ajrit me te larte ne Shqiperi dhe ne Europe, ka bere qe matjet e fundit nga aparaturat e Organizates Boterore te Shendetesise te ndotjes se ajrit ne kryeqytet te gjejne nje renie te saj ne standartet europiane.
Gjate muajve qe vijne, nga ndertimi i unazes dhe Lanes, trafiku i qytetit do kete permiresime te reja shume te medha. Nje mjedis i paster eshte objektivi yne!

energjia.al, 01.04.2013