Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parlamenti OK ligjeve per TAP-in dhe sigurisë së digës në HEC-in e Komanit

Kuvendi miratoi sot në Seancë Plenare projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë, për projektin për Gazsjellësin Trans Adriatik (Projekti TAP)”
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është një projekt i tubacionit të gazit natyror. Tubacioni do të niset nga Greqi, do të kalojë nëpër Shqipëri dhe Detin Adriatik dhe do të përfundojë në jug të Italisë, duke lejuar që gazi të rrjedhë drejtpërsëdrejti nga rajoni i Detit Kaspik drejt tregjeve evropiane.
Ndërtimi i gazjellësit Trans-Adriatik do të sjellë përfitime të shumta për vendin tonë si dhe për zonat ku ai do të kalojë. Investimi në Shqipëri nga ky projekt do të jetë mbi 2 miliardë euro si dhe do të hapë dhjetra mijëra vende pune.
Ky gazsjellës do të shërbejë për lehtësimin e integrimit të vendit në tregun europian, duke e kthyer Shqipërinë në një faktor të rëndësishëm gjeo-strategjik. Projekti do të gjenerojë të ardhura të larta pasi të vihet në funksionim, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik duke tërhequr edhe më shumë investime të huaja mbi energjinë.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë,ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të përmirësimit të Sigurisë së Digës në Hidrocentralin e Komanit”.

Gjithashtu kompania TAP njoftoi se ka arritur nje hap tjeter shume te rendesishem ne zhvillimin e projektit, duke perfunduar Projektin Paraprak Inxhinierik. Sipas kompanise, kjo pergatit projektin e gazit natyror per hapat e tjera qe perfshijne projektin e detajuar inxhinierik, fillimin e tenderit per tubat e celikut si dhe ndertimin.

energjia.al, 25.03.2013