Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ: Nuk do të tolerohet vjedhja e energjisë

Lidhjet e paligjshme për vjedhje të energjisë nuk do të tolerohen dhe do të ndiqet penalisht çdo rast i konstatuar. Deri tani, në Tiranë janë ndërprerë 300 lidhje të tilla nga punonjësit e CEZ Shpërndarje dhe janë përgatitur 71 dosje për procedim penal. Kështu është shprehur, drejtori i CEZ Shpërndarje për Tiranën, Sulejman Lami. A
ksioni i CEZ Shpërndarje po kryhet paralelisht me heqjen e shtyllave në mes të rrugës. Lami thotë se, këto shtylla janë bërë burim aksidentesh dhe po zëvendësohen nga të tjera në anë të rrugës. Aksioni i zhvendosjes së shtyllave po kryhet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Vetë në qytetin e Tiranës janë konstatuar 90 shtylla të tilla, të cilat do të hiqen gjatë ditëve në vijim.

TV Scan, 23.03.2013