Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

HEC-i i Ashtës në funksion të plotë

Pas një periudhe ndërtimi tejet të shkurtër prej më pak se tre vitesh, HEC Ashta ka përfunduar duke u mundësuar 100,000 familjeve shqiptare furnizimin me energji elektrike të pastër.
Me përfundimin e suksesshëm të testeve të performancës për HEC Ashtën, METE ka komisionuar zyrtarisht operimin e HEC-it të Ashtës mbi lumin Drin, në Shkodër.
HEC-i inovativ që operon me 90 turbina HydroMatrix®- me një kapacitet prej 53 MW- do të prodhojë 240 milione kWh energji elektrike në vit për Shqipërinë.
Teknologjia Matrix – një turbinë HydroMatrix® ka pothuajse përmasat e një kabine telefoni – mundëson një përdorim veçanërisht efikas të ujit, e projektuar specifikisht për rëniet e ulëta të ujit në këtë zonë.
HEC-i i Ashtës përmirëson sigurinë e furnizimit më energji në Shqipëri dhe ndihmon në reduktimin e varësisë së vendit nga importet e energjisë elektrike. Energjia elektrike e prodhuar do të ushqejë rrjetin 110 kV shqiptar.
Më tej HEC-i i Ashtës është krejtësisht i padëmshëm ndaj mjedisit. Peshqit do të mund të notojnë nga deti Adriatik drejt rezervuarit të Spatharës nëpërmjet kalimit të ri të peshqve i ndërtuar në  HEC-in e Ashtës për herë të parë që prej vitetve ’70 të shekullit të 20, duke shënuar edhe kalimin e parë të peshqve të ndërtuar ndonjëherë në një HEC në Shqipëri.
HEC-i i Ashtës është ndërtuar në përputhje me rregullat e Mekanizmit për Zhvillim të Pastër (CDM) nxjerrë nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Kjo vepër nuk prodhon CO2 duke kursyer rreth 114, 000 tonë të këtij gazi në vit.
Hidrocentrali i Ashtës është projekti i parë ndërkombëtar i kompanive austriake VERBUND dhe EVN. Sipërmarrja e tyre e përbashkët Energji Ashta shpk do të jetë përgjegjëse për operimin e hidrocentralit. Në fund të periudhës koncesionare 35-vjeçare, ky HEC do t’i kalojë Republikës së Shqipërisë.

energjia.al, 21.03.2013