Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Parlament: ERE prezanton raportin 2012, miratohet kontrata TAP-it dhe siguria e HEC-it Koman

Komisioni për Ekonominë dhe Financat dëgjoi sot raportin e punës për vitin 2012 te Entit Rregullator te Energjisë. Kreu i këtij institucioni, Sokol Ramadani informoi Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin lidhur me situatën elektroenergjitike, nivelin e shërbimeve të siguruara në treg, masave të marra në zbatim të qëllimeve të ligjit për sektorin e energjisë elektrike, si dhe të një sërë akteve të tjera ligjore dhe nënligjore për sigurimin në vend të furnizimit të sigurtë dhe të vazhdueshëm me energji elektrike.
Edhe gjatë vitit 2012, sipas zotit Ramadani, çmimet e shitjes së energjisë elektrike nuk pësuan ndryshime si rezultat i reflektimit në çmimet e energjisë elektrike vetëm të kostove të argumentuara dhe njohjes në tarfifë të elementeve të tjerë që përbëjnë çmimin e energjisë elektrike si humbjet e energjisë apo arkëtimet vetëm në nivelet e vendosura në përputhje me targetat e miratuara nga ERE.
Gjithashtu Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi sot dy marrëveshje të rëndësishme.
Përkatësisht, Komisioni Ligjeve miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Italisë, për projektin për gazsjellësin Trans Adriatik (Projekti TAP)” si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në Hidrocentralin e Komanit”.

energjia.al, 19.03.2013