Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: “Tym i Bardhe” per tregun shqiptar te karburanteve!

Vendimi i Keshillit te Ministrave i dates 13 mars per miratimin e koncesionit për markimin dhe monitorimin e karburanteve i hap rrugen zhdukjes se kontrabandes dhe evazionit fiskal ne kete treg. “Tymi i bardhe” qe doli nga selia e qeverise ne 13 mars, mbas negociatash shume komplekse me te gjithe aktoret e tregut, vendos tashme nje standart te ri ne sektorin e karburanteve. Mbas me shume se 2 vite perpjekje, te gjithe aktoret e tregut do te jene te barabarte perpara ligjit dhe nuk do te kete trajtime preferenciale.

Me vetem 0.6 lek/liter ose 0.3% e cmimit (pra nga 189 lek ne 189.6 lek/lit) tregu i karburanteve do te jete 100% i kontrolluar nga kompania e specializuar per kete qellim. Me nje saktesi prej 99.99%, Ministria e Financave do te jete ne gjendje te zbuloje ne kohe rekord shkelesit e ligjit, te cilet tregtojne karburant te pa-markuar. Perfitimet nga markimi jane te jashtezakonshme: ulje drastike e kontrabandes dhe evazionit fiskal, formalizim total i tregut dhe rritje te te ardhurave prej dhjetera milion dollaresh ne vit.

Arsyeja kryesore per markimin e karburanteve eshte kontrolli i sasise, duke markuar produktin qe ne import ose ne momentin e daljes nga rafineria. Duke kontrolluar sasine, indirekt percaktohet dhe cilesia e naftes. Nese produkti i hedhur ne treg per konsum nuk do te kete sasine e markerit (shenjuesit) atehere do te thote qe produkti eshte tjetersuar, pra perzier me produkt te pamarkuar. Ne kete rast kemi te bejme me kontrabande ose evazion fiskal, i cili denohet fuqishem nga kuadri ligjor ne fuqi.

Ajo qe ngaterrohet pa (me) dashje eshte barazimi i markimit me ngjyrimin. Nderkohe qe ngjyrimi eshte proces qe mund te zbatohet nga kushdo me kosto minimale, markimi realizohet vetem nga shume pak shoqeri ne bote. Markeri (shenjuesi) eshte nje produkt mjaft i shtrenjte, duke pasur parasysh se eshte i pa-imitueshem, transparent, bashkohet me molekulat e naftes dhe nuk gjurmohet me sy te lire por vetem me pajisje speciale.

Ajo qe kerkohet tashme nga qeveria eshte fillimi imediat i zbatimit te koncesionit, me perfitues konsumatorin final cili do te marre karburante shume cilesore dhe me standarte te larta europiane.

energjia.al, 16.03.2013