Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Beogradi një nga qytetet më të ndotura në botë

Banorët e kryeqytetit serb janë zgjuar këtë javë duke luftuar të marrin frymë në një qytet ku ndotja ka arritur nivele të larta duke ju afruar qyteteve si Pekini, Delhi, Lahore dhe Karaçi.

Aplikacioni Air Visual API, i cili mbledh të dhëna nga sensorë të tokës në të gjithë botën, renditi Beogradin në vendin e 16-të të qyteteve më të ndotura në botë.

Gazrat nga veturat e vjetra me naftë, ngrohja shtëpiake, industria dhe gropat e qymyrit të hapura aty pranë kanë krijuar një mjegull toksike që qëndron mbi qytetin prej 2 milion banorësh.

Makina mesatare në Serbi është rreth 17 vjeç, sipas një studimi të Universitetit të Beogradit.

Jashtë qendrës së qytetit, tymi i trashë gjithashtu ka pushtuar zonën nga fushat e ndezura nga fermerët ku digjen barërat e këqija dhe kokrrat e misrit për shkak se kjo është më e dobishme për tokën.

Cilësia e dobët e ajrit është një kujtesë e qartë e asaj se si Serbia duhet të shpenzojë rreth 15 miliardë euro para se të anëtarësohet në BE për t’u pajtuar me rregulloret e bllokut për mjedisin dhe emetimet e CO2.

Sipas indeksit të cilësisë së ajrit të Agjencisë së Mjedisit të Bashkimit Europian, cilësia e ajrit në qendrën e qytetit të Beogradit u rendit si e dëmshme.

Scan,  25.10.2019