Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vendet e Ballkanit po vuajnë nga nivelet e larta të ndotjes

Zyrtarët e shëndetit në Serbi paralajmërojnë për rrezikun e “niveleve shumë të larta” të ndotjes në Beograd dhe disa qyteteve të tjera, një problem që po ndjehet edhe në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një re e trashë ndotjeje është bërë e dukshme mbi qytetin për disa ditë tashmë dhe Beogradi po renditet shpesh si kryeqyteti më i ndotur në botë gjatë javëve të fundit.

‘Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit Serb’ është shprehur se ndotja e ajrit ka qenë e lartë në kryeqytet për shkak të kushteve të pazakonshme të motit, që paraqitet me diell edhe në fund tetori.

Këto nivele ndotjesh janë mjaftueshëm të dëmshme për të ndikuar jo vetëm mbi njerëzit me probleme në frymëmarrje, por edhe mbi të gjithë popullsinë.

Presioni i lartë atmosferik dhe mungesa e erës, kanë mbajtur ndotjen në të njëjtin vend, është shprehur Andrej Sistaric, një zyrtar i Institutit të Shëndetit Publik në Beograd.

Faktorë të tjerë kontribues duket se janë edhe djegia e tokës bujqësore për të pastruar atë në mënyrë që të jetë më shumë pjellore dhe gjithashtu një zjarr që shpërtheu në një vendgrumbullim mbeturinash të këshillit bashkiak në Beograd.

Gjithashtu kryeqyteti i Bosnjës, Sarajevo dhe kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi po vuajnë nga i njëjti problem. Të dyja qytetet kanë një ndotje kronike të ajrit për shkak të përdorimit të gjerë të lëndëve drusore si mjet për ngrohje.

Scan,  29.10.2019