Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Natural Gas Europe: Përzgjedhja e projektit për korridorin jugor të gazit

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për përzgjedhjen mes projektit TAP  dhe Nabucco, proces i cili pritet të përfundojë në qershor 2013. Kështu shkruan faqja elektronike e një të përditshme europiane për çështjet e gazit. Në fund të shkurtit, autoritetet rregullatore të gazit natyror të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë do të bëjnë publik vendimin e tyre, që do të finalizojë detajet teknike për projektin TAP. Të dy projektet, duhet të paraqesin një ofertë të detyrueshme, e cila do të dorëzohet në fund të prillit, duke lënë hapësirë për Shah Deniz që të llogarisë fitimet nga secili. Ky proces do të luajë një rol vendimtar në përzgjedhjen përfundimtare.
Në një konferencë për shtyp në fund të vitit 2012, në Baku, komisioneri evropian i energjise deklaroi  se “të dyja konceptet e tubacionit janë të mira dhe nuk ka rëndësi se cili projekt do të jetë i suksesshëm, pasi tubacioni do të jetë evropian. Vendimi përfundimtar supozohet të bëhet pas një serie të komplikuara bisedimesh mes aktorëve që janë të përfshirë. Në fakt këto janë shumica e lojtarëve më të mëdhenj në tregun e gazit natyror në Evropë dhe më gjerë …Analistë mendojnë se janë kostot financiare ato që do të luajnë më shumë peshë se sa faktorët gjeopolitike dhe diplomatikë
Pak a shumë 15 javët e ardhshme do të sjellin disa angazhime afatgjata dhe të detyrueshme per Shah Deniz, një aksioner 28 miliardë dollarësh. I cili do të ndërtojë një projekt gjigand, ndër më të mëdhenjtë në botë,   i mjaftueshme për të përmbushur nevojat e disa tregje për gjeneratën e ardhshme.

TV ABC News, 25.02.2013