Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet kredia e BERZH per sigurine e diges se HEC Koman

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E  MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË PËRMIRËSIMIT TË SIGURISË SË DIGËS NË HIDROCENTRALIN  E KOMANIT”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në
hidrocentralin e Komanit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË PËRMIRËSIMIT TË SIGURISË SË DIGËS NË HIDROCENTRALIN E KOMANIT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në hidrocentralin e Komanit.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

energjia.al, 27.02.2013