Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Mbas shitjes se Shkopetit, METE jep me koncesion dhe HEC-et Shkopet 2 & 3!

Ministria e Ekonomisë bazuar në VKM, nr. 298, datë 02.05.2012 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Shkopeti 2” dhe “Shkopeti 3”, shpall ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve “Shkopeti 2” e “Shkopeti 3”.
Ministria bën me dije se kërkohet që projekti të realizohet në trungun e rrjedhës së poshtme të lumit Mat (pjesa e mbetur), pas hidrocentralit ekzistues “Ulëz” e “Shkopet”.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 11/03/2013, ora 12:00, te cilat do të hapen në mënyrë elektronike pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në datën 11/03/2013, ora 12:00.
Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.
Theksohet se ndërtimi i HEC-eve Shkopet 2 & 3 nuk do të pengohet nga furnizimi me ujë i HEC-it ekszistues, për shkak se ky i fundit ushqehet me ujë të rrjedhshëm dhe nuk ka basen, i cili mund të pengonte dy HEC-et e tjera.

energjia.al, 20.02.2013