Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Elbasan, Dollapi: Debitorët do të procedohen po s’paguan faturat

Administratori shtetëror i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi, ishte i pranishëm në qytetin e Elbasanit, ku përmbylli fazën e zgjedhjes së drejtorëve të rinj të kompanisë.
Ditën e sotme ai emëroi drejtorin rajonal të CEZ, Merxhan Lekën,  i cili përfshin Elbasanin dhe Korçën. Dollapi dha një deklaratë të shkurtër lidhur me çështjet e energjisë.
Ai theksoi se CEZ është duke kryer balancat mes institucioneve dhe se ka nisur kontrollin ndaj tyre. Sipas tij, kush nuk paguan faturat energjisë do të procedohet penalisht.
“Do të bëjmë të mundur që të gjithë drejtuesit dhe specialistet e kompanisë të jenë aktivë në terren, me qëllim shmangien e vjedhjeve dhe shtimin e arkëtimeve të faturave të papaguara”, përfundoi ai.

Gazeta Shekull, 15.02.2013