Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontroll bombolave të gazit! Aksione në Elbasan

Nisur nga situatat problematike të shkaktuara nga bombolat e gazit dhe përdorimi i gabuar i tyre, reparti zjarrfikës i Elbasanit ka nisur një aksion kontrolli, por edhe këshillimi në të gjithë pikat e shpërndarjes së gazit për përdorim familjar dhe biznese.

Specialistët bëjnë apel për përdorim të bombolave të gazit të kolauduara. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bëhen vetë specialistë të montimit të bombolave të gazit.

Rastet e rënda për shkak të rrjedhjes së gazit apo shpërthimi nuk kanë qenë të pakta. Së fundmi shpërndarësit e gazit po injektojnë brenda bombolave të gazit aromatik të rëndë në mënyrë që të identifikohet menjëherë në rast të rrjedhjes.

Top Channel,  24.02.2020