Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Elbasan, shpërthen pompa e karburantit

Një karburant tek përroi i Zaranikës është përfshirë nga flakët. Siç raporton gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, shkak ka qenë shpërthimi i një pompë benzine, duke rrezikuar seriozisht banorët në banesat aty pranë.

Fatmirësisht zjarrfikësja ka mbërritur në kohë dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre. Si pasojë e zjarrit është bllokuar disa momente rruga e unazës.

Shqiptarja.com 24.07.2019