Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet pa afat shitja e 4 HEC-eve Kurum kerkon 11 mln euro TVSH

Marreveshja e shitjes se 4 hidrocentraleve, Bistrica 1 dhe 2 dhe Ulez-Shkopet eshte shtyre ne nje afat te pacaktuar per arsye teknike, sipas burimeve zyrtare. Kete fakt e bejne te ditur burime konfidenciale nga ministria e Ekonomise, te cilat konfirmojne se bisedimet mes ketij dikasteri dhe kompanise Kurum, ofertueses me te mire ne tender, kane perfunduar qe ne muajin janar dhe kontrata do te duhej te ishte nenshkruar gjate javes se kaluar, sipas afateve ligjore. Nje Vendim i Keshillit te Ministrave i dates 9 janar te ketij viti miratonte raportin e Komisionit te Vleresimit te Ofertave prane METE-s, per shpalljen fitues te tenderit kompanine “Kurum sha”, e cila duhet te derdhe ne arken e shtetit nje shume prej afro 110 milione eurosh.  Nje Vendim tjeter ngarkonte, gjithashtu, me pas ministrine e Financave qe, nepermjet drejtorise se Tatimeve, te identifikonte TVSH-ne e rimbursueshme per kompanine fituese perpara se kontrata te firmosej. Kjo, sepse vete kompania kishte kerkuar, ne nje aneks te vecante, bashkengjitur ofertes se propozuar, shlyerjen e kesaj vlere, ne rast se do te shpallej fituese. Ndryshimi ne procedurat e tenderimit u be i mundur vetem nga Keshilli i Ministrave, i cili, me date 9 janar, miratoi kerkesen e pales fituese, rimbursimin e TVSH-se ne vlere prej rreth 11 milione eurosh, sa nje e dhjeta e asaj qe shteti mund te arketoje nga privatizimi. Shitja e ketyre objekteve nuk ka nje afat te percaktuar, ndaj mosnenshkrimi i marreveshjes nuk perben shkelje ligjore. Megjithate, edhe pse palet paraprakisht kane rene dakord, transaksioni ende nuk eshte kryer dhe parate nuk jane derdhur ne arken e shtetit. Opozita ka kerkuar me se nje here bllokimin e procedures, duke deklaruar se shitja po behet me nje cmim shume me te ulet nga ai i tregut aktual. Nderkohe, po nga METE behet e ditur se kompania turke ka kerkuar njekohesisht nje kredi te bute per ta ndihmuar ne blerje nga Korporata Financiare Nderkombetare (IFC), institucion bankar ne perberje te Bankes Boterore, qe prej kohesh operon me konsulence ne sektorin energjetik shqiptar. Ajo qe duket jonormale ne kete kontekst eshte fakti qe Kurum i ka kerkuar kredi pikerisht konsulentes se procesit te privatizimit, cka perben nje shkelje te rregullave nderkombetare ne kete drejtim. Ne rast se IFC refuzon, edhe procesi i shitjes se HEC-eve do te bllokohet, nderkohe qe qeveria duhet te sekuestroje oferten e garancise prej 10% te shumes se ofruar nga Kurum per 4 HEC-et.

Gazeta Shqiptarja.com, 08.02.2013