Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Kompania shqiptare Balfin Group blen Albanian Chrome!

Në datën 17 Janar 2013, Autoriteti i Konkurrencës deklaron se ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të ““Marrëveshjes për blerjen dhe shitjen e Abanian Chrome Sh.p.k”, të nënshkruar ndërmjet palëve (Balfin Sh.p.k” në cilësinë e blerësit dhe “DCM DECOmetal GmbH” dhe “ DCM Beteilinungs GmbH” në cilësinë e shitësve) me objekt përftimin e kontrollit të shoqërisë Albanian Chrome Sh.p.k nga shoqëria Balfin Sh.p.k nëpërmjet transferimit të 100% të kuotave.
Veprimtaria e palëve pjesëmarrëse në përqendrim është si vijon:
 – Albanian Sh.p.k: ushtron veprimtarinë e saj në fushën e nxjerrjes dhe përpunimit të mineralit të kromit dhe prodhimit të ferrokromit;
– Balfin Sh.p.k : ushtron veprimtarinë e saj në fushën e importeksportit, shitjes me shumicë dhe pakicë të mallrave industrialë dhe ushqimorë, tregtimi i mallrave të ndryshëm, transport i mallrave, etj.
Autoriteti fton palët e interesuara të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar jo më vonë se 15 ditë nga publikimi i këtij njoftimi.
Kompania Albanian Chrome operon marreveshjen koncesionare per shfrytezimin e kromit ne zonen e pasur te Bulqizes.

energjia.al, 30.01.2013