Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Plagosen dy minatorë në Bulqizë

Dy minatorë janë aksidentuar në minierën e Bulqizës. Sipas policisë bëhet fjalë për punonjësit me iniciale M.Gj. dhe A.K., të dy banues në Bulqizë.

Mësohet se minatorët janë mjekuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë sipas Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, minatorët e aksidentuar janë Altin Kola e Mentor Gjeta, të cilët janë plagosur në nivelin e 18-të të minierës së administruar nga kompania Albchrome, pjesë e grupit Balfin.

Njoftimi i policisë

Bulqizë /informacion paraprak

Rreth orës 20.50, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në minierën e kromit në qytetin e Bulqizës, janë  aksidentuar gjatë punës  shtetasit M.Gj, dhe A.K,  të dy banues në Bulqizë.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital,  dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Scan, 06.01.2020