Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Privatizimi i 4 Hec-eve, vendimi në fund Janarit

Komisioni i vlerësimit të ofertave për privatizimin e hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2 dhe Shkopet-Ulëz pritet të marrë një vendim në fund të muajit Janar. Burime nga Ministria e Ekonomisë bëjnë të ditur për RTV SCAN se, vlerësimi i ofertave do të zgjasë për shkak të procesit delikat, që prek privatizimin e sektorit strategjik, atë të veprave gjeneruese të energjisë. Por, nuk janë këto të vetmet arsye që sjellin zgjatjen e shqyrtimit të ofertave, edhe pse sipas ligjit nuk ka një afat kohor të paracaktuar.
Ditën e Mërkurë, datë 3 Janar, komisioni në mbledhjen e parë të vitit filloi shqyrtimin e dokumentacionit të ofertave teknike të dorëzuar nga kompanitë. Pjesa më e madhe e dokumentave është në gjuhën angleze, duke marrë parasysh se edhe kompanitë janë të huaja, përjashtuar kompaninë Kurum dhe Agna Consortium, selitë qendrore të të cilave gjenden në Shqipëri. Në datë 21 Dhjetor të vitit që sapo lamë pas, ministria e Ekonomisë zhvilloi tenderin për privatizimin e këtyre veprave energjetike. Për Hec-et në lumin e Bistricës shfaqën interes shtatë kompani dhe ofertat varjuan nga 19 në 52 milionë euro.
Ndërsa, ofertat për dy hec-et Shkopet Ulëz varjuan nga 16 në 57 milionë e 500 mijë euro dhe në garë morën pjesë katër kompani. Në të dy rastet, oferta më e lartë u paraqit nga kompania Kurum sh.a. Edhe pse vlera totale e ofertuar për të katër veprat arrin diku në 110 milionë euro, ajo është larg reales. Këto hidrocentrale prodhojnë 6% të energjisë në vend me një fuqi totale të instaluar prej 80 MW, duke rezultuar fitimprurëse për Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH). Nëse do të llogaritej vlera e hec-eve, duke marrë parasysh jetëgjatësinë e tyre, prodhimin mesatar vjetor të energjisë prej 550 mijë MW/h dhe çmimin mesatar prej 65 euro për MW, në treg do të kushtonin në total rreth 300 milionë euro.

TV Scan, 04.01.2013