Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Berisha: “Garantojme energjine e prodhuar nga HEC-et vendase”

Kryeministri Berisha tha dje në mbledhjen e këshillit të Ministrave se çështjet energjisë së rinovueshme janë gjithnjë në krye të axhendës së qeverisë. Në këtë kontekst, Kryeministri bëri të ditur vendimin e qeverisë për blerjen me çmimin e e importit plus transmetimit, të të gjithë energjisë së prodhuar në vend nga HEC private. Kryeministri shpjegoi se me këtë vendim iu jepet garanci  maksimale ndërtuesve të Hec-ve, që do ju blihet energjia, duke iu lënë gjithashtu mundësinë për ta eksportuar dhe për të bërë marrëveshje.
Lidhur me këtë vendim, kryeministri Berisha u shpreh:
“Këtu janë një seri vendimesh, por dy janë më të rëndësishmet, për problemin së pari energjinë e rinovueshme. Qeveria vendos sot blerjen me çmimin e importit plus transmetimit, të të gjithë energjisë së prodhuar në vend nga HEC private, koncesion, ose të blerë. Me këtë vendim iu jepet garanci maksimale ndërtuesve të Hec-ve, atyre që kanë përfunduar dhe që e kanë të garantuar në përputhje me kapacitetin e prodhimit, por dhe të atyre që ndërtojnë ose disponojnë HEC më të mëdha se sa kapaciteti i mëparshëm i prodhimit dhe natyrisht duke u zotuar që do ju blihet energjia, u lihet gjithnjë e mundshme për ta eksportuar për të bërë marrëveshje.
Tregu është i lirë, por në rast se supozojmë që nuk gjejnë treg, tregu shqiptar është i garantuar. Shqipëria do të blejë atë energji me atë çmim që ajo shitet në bursë plus transmetimin”.

energjia.al, 13.12.2012