Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Alarmi për ndryshimet klimaterike

BB: Temperatura e Tokës në 2060 do të rritet me 4 gradë.
Ne vitin 2060, temperatura e tokës do te rritet me 4 grade, një katastrofe kjo për vendet e varfra. Alarmi vjen nga Banka boterore, e cila nenvizon se ndodhemi ne nivelin e rrezikut maksimal te komunitetit nderkombetar. Nje rritje prej 4 gradesh do te shkaktoje vale esktreme te ngrohjes, rritje te nivelit te detit qe do te vere ne rrezik milliona persona.
Nderkohe nese do ti referoheshim uraganit te fundit qe goditi token, ishte uragani sandi ne shba, I cili ndezi perseri debatin nese ndryshimet klimatike ndikojnë tek ndryshimet e prirjeve të motit. shkencëtar Elwyn Grainger-Jones e quan këtë një pyetje pa përgjigje:
“Shkencëtarët janë të qartë në shpjegimin që ofron shkenca e fizikës, se nëse bota po ngrohet, atëhere ka mundësi të madhe që ndërsa detet ngrohen, intensiteti i stuhive të rritet. Ne mund të kemi të njëjtin numër të stuhive si në të kaluarën. Por ato do të jenë më të fuqishme”
Modelet e ndryshimeve klimatike parashikojnë rritjen e temperaturave globale me 2 deri në 6 gradë Celsius gjatë këtij shekulli. Kjo mund të mos tingëllojë si shumë, por shkencëtarët thonë se është  një ndryshim i madh.
Ai thotë se temperaturat më të ngrohta do të ndikojnë gjithashtu tek vendet e pasura përmes çmimeve më të larta të ushqimit, stuhive më intensive dhe rritjes së nivelit të detit në qytetet bregdetare.
Grainger-Jones thotë se shumica e modeleve klimatike parashikojnë rritje të temperaturave, por vetëm disa prej tyre parashkojnë ndryshime më drastike. Ai thotë se ka patur tashmë një rritje prej një grade Celsius që nga kohët para-industriale, që disa thonë se ka ndikuar në ndryshimet e sotme klimatike.
Ndërsa shumë shkencëtarë thonë se njerëzit po kontribuojnë në ndryshimet klimatike përmes emetimit të gazeve që shkaktojnë efektin serë, një grup më i vogël thotë se ndryshimet klimatike janë pjesë e cikleve natyrale të Tokës.

TV ABC News, 19.11.2012