Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari: Debate për centralin bërthamor

Qeveria bullgare nuk po ndërton në mënyrë sekrete centralin e dytë bërthamor në qytetin Belene, pranë lumit të Danubit, sipas ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë, Delyan Dobrev.
Pak ditë më parë, Koalicioni Blu kishte akuzuar qeverinë se nuk e kishte ndërprerë ndërtimin e centralit bërthamor Belene dhe se projekti është aktiv.
Ata i bazuan akuzat e tyre në një letër, të cilën e kishin marrë nga kompania kombëtare e transmetimit të energjisë NEK drejtuar kryebashkiakut të qytetit të Danubit, Stanislav Blagoev, për sa i përket ndërtimit të linjave të tensionit të lartë të nevojshme “për të siguruar lidhjen e mekanizmave të ardhshëm që do të ndërtoheshin në sipërmarrjen e NPP Belene”.
Dokumenti daton më 8 tetor 2012.
“Linjat janë pjesë e infrastrukturës së Belene dhe do të lidhin centralin me sistemin e energjisë në vend”, tha Martin Dimitrov, bashkëdrejtues i grupit parlamentar të Koalicionit Blu.
Por, duke folur për radion kombëtare bullgare, BNR, ministri përforcoi deklaratat e tij të mëparshme se letra synonte që të sabotonte qeverinë.
Menjëherë pasi opozita publikoi këtë letër, Dobrev filloi një valë shkarkimesh në kompaninë shtetërore të transmetimit të energjisë. Marin Angelov, kreu i kompanisë, ishte i pari që u largua.

Revista Monitor, 04.11.2012