Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH pervec HEC-eve po shet dhe asete me vlere 500,000 euro!

Autoriteti shitës KESH sh.a. njofton zhvillimin e ankandit me procedurë të hapur datë 12.11.2012 ora 10:00, i ndarë në tre lote.
Objekti i Shitjes – Mallrat stoqe në magazinën e SL Durrës.
Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes- Shitje publike me ankand të mallrave stoqe të cilat ndodhen në magazinën e SL Durrës si ; tel i veshur Φ 6 mm Cu, tub instalimi Φ 25 mm dhe Φ 16 mm si dhe materiale e paisje të ndryshme.
Vlera fillestare – 60,133,607 lekë, pa përfshirë TVSH –në.
Ndarë në tre Lote përkatësisht:
– Loti I: Tel i veshur Φ 6 mm Cu, me vlerë 22,933,642 lekë.
– Loti II : Tub instalimi Φ 25 mm dhe Φ 16 mm, me vlerë 24,760,800 lekë.
– Loti III : Materiale paisje të ndryshme, me vlerë 12,439,165 lekë,
Vendi i zhvillimit të ankandit:KESH sh.a, me adresë Blloku Vasil Shanto,Tiranë.
Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është 12.11.2012, ora 10:00.
Informacion mbi dokumentat e ankandit: Dokumentat e Ankandit mund të tërhiqen pranë KESH sh.a, Departamenti i Prokurimeve, kundrejt pagesës prej 500 lekë.

energjia.al, 23.10.2012