Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, shpërndarësi i energjisë kërkon të blejë HEC-in

Kompania shpërndarëse e energjisë “Energo-Pro Bulgaria” parashikon të blejë hidrocentralin “Energia Holding”, sipas raporteve të Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës.
Sipas këtyre raporteve, njësia bullgare e grupit të energjisë “Czech”, “Energo-Pro” ka aplikuar për të marrë lejen nga institucionet bullgare për të blerë në masën 100% hidrocentralin “Energia Holding”.
Ky hidrocentral kontorllohet nga sipërmarrësi i diskutueshëm bullgar Grisha Ganchev, i cili do të lërë biznesin në fushën e energjisë nëse do të realizohet shitja, ndërsa “Energo-Pro” do të bëhet pronari më i madh i hidrocentraleve në Bullgari.

Revista Monitor, 17.10.2012