Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ratifikohet kontrata e shitjes se HEC Lanabregas, UKT pushon 47 persona

VENDIM PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS PËR BLERJE AKSIONESH TË SHOQËRISË “HEC LANABREGAS”, SH.A., TIRANË, LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “UJËSJELLËS – KANALIZIME”, SH.A., TIRANË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e kontratës  për blerje aksionesh të shoqërisë “HEC Lanabregas”, sh.a., Tiranë, lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Ujësjellës kanalizimeve”, sh.a., Tiranë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që bashkëlidhen këtij vendimi.

PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS PËR BLERJE AKSIONESH  TË SHOQËRISË “HEC LANABREGAS”, SH.A., TIRANË, LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “UJËSJELLËS – KANALIZIME”, SH.A., TIRANË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikimin e kontratës për blerje aksionesh të shoqërisë “HEC Lanabregas”, sh.a., Tiranë, lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Ujësjellës – kanalizime”, sh.a., Tiranë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

energjia.al, 27.09.2012

Privatizimi i HEC Lana Bregas, UKT pushon 47 persona
UKT pushon nga puna 47 punonjës, pas privatizimit të HEC-it Lana Bregas. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë sqaroi se vendimi është në përputhje të plotë me kontratën e privatizimit me Ministrinë e Ekonomisë.
“Ky vendim është marrë në interesin më të mirë financiar të UKT.sha për të mos paguar një administratë të fryrë, që para së gjithash cënon interesin publik.”- bëri të ditur UKT.
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë sqaron se është në gjendje të mbulojë me burimet e veta njerëzore të gjithë volumin e punës në HEC Lana Bregas.
“Kjo ishte arsyeja pse UKT privatizoi HEC-in e Lana Bregas-it, me administrimin e të cilit llogaritet të kursejë 4 mln dollarë në vit, vetëm nga pagesa për energjinë. UKT thekson se në momentin e privatizimit në HEC Lana Bregas ishin të punësuar rreth 60 persona, 40 prej të cilëve ishin pjesë e administratës së këtij HEC-i. Me këtë vendim, UKT është e bindur se i shërben interesit më të mirë të qytetarëve të Tiranës, të cilët paguajnë për një shërbim cilësor të furnizimit me ujë dhe jo për një administratë të fryrë, që shpenzon pa eficensë paratë e qytetarëve.”- nënvizohet në njoftimin e UKT-së.

www.balkanweb.com, 26.09.2012