Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshimet klimaterike, Sequi: Është koha të veprojmë

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka kërkuar veprime konkrete për ndryshimet klimaterike. Duke folur në konferencën minsitrore “Përqasja rajonale me ndryshimet klimatike”, ambasadori Sequi theksoi se Shqipëria po i merr shumë seriozisht projektet për ndryshimet klimatike.
“Duhet bërë ende shumë ndaj ndryshimeve klimatike. Projektet ndaj ndryshimeve klimaterike janë shumë sfiduese. Duhet bashkëpunim rajonal duke vendosur objektiva konkrete. Të gjithë aktorët duhet të bashkohen për të ngadalësuar ndryshimet klimatetike për gjeneratën e re. Koha s`dëgjon asnjë lutje ndërkohë që është koha të kuptojmë, është koha veprojmë” theksoi Sequi.
Nga ana e tij ministri i mjedisit Fatmir Mediu kërkoi bashkëpunimin e të gjitha vendeve për ndryshimet klimaterike duke shtuar se dy sfidat kryesore për mbrojtjen e mjedisit mbeten ndryshimet klimaterike dhe kriza ekonomike.
“Shqipëria e ka përcaktuar qartë destinacionin e saj. Objektivi ynë është anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe ky objektiv kërkon angazhime serioze në mbrojte të mjedisit në nivel kombëtar, rajonal dhe global. Kjo nuk është një sfidë por një marrëdhënie e jona me qytetarët. Ndryshimet klimaterike kërkojnë një qasje globale por edhe një marrëveshje në rrafshin global, jo për të gjetur shkaqet por për të marrë masat për tu përballur me fenomenin e ndryshimeve dhe sidomos për ato që krijojnë kosto financiare. Por, të vepruarit rajonal është më e zgjuar, pas mund të merren masat e domosdoshme. Vendi ynë mbetet i vendosur për të përmbushur detyrimet e veta”,  theksoi Mediu.
Ministri i mjedisit gjithashtu ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë një sërë projektesh për një mjedis të qëndrueshëm dhe një prej tyre është projekti për prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Ministri Mediu e vuri theksin tek ruajtja e partneritetit me sektorin privat si një partner me rëndësi për projektet për ruajtjen e mjedisit nga fatkeqësitë natyrore.
“Unë mendoj se sektori privat është me rëndësi në projektin tonë, ndaj partneriteti duhet ruajtur. Jam i bindur se kjo konferencë është demostrimi më i mire, se sfidat e vështira gjejnë zgjidhje me bashkëpunim”, u shpreh Mediu.
Konferenca “Përqasja rajonale me ndryshimet klimatike” është organizuar nga ministria e mjedisit ndërsa në të kanë marrë pjesë ministrat e Mjedisit të Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Turqisë.

TV Ora News, 21.09.2012