Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dhe 7 HEC-e te reja me koncesion; numri shkon ne 332

Deklaratë për shtyp e zëdhënëses së Kryeministrit, Erla Mëhilli.
Në kuadrin e punësimit gjithnjë e më të madh të shqiptarëve dhe nismës  “Shqipëria një superfuqi  e energjisë së rinovueshme  në rajon”, kryeministri Berisha firmosi sot dhënien me koncesion  edhe  për 7 hidrocentrale.
Konkretisht  hidrocentrali  Qarr dhe Kaltanj, në rrjedhën e sipërme të Osumit, hidrocentralet Babjen dhe Lozhan 2 si dhe Kasollet e Selcës në rrjedhën e mesme të lumit Devoll, hidrocentrali Guri i Kuq në degët e lumit Osum, hidrocentrali  Driza në ujërat e lumit Bistricë, hidrocentrali Potam në degën e lumit Pavlës dhe hidrocentrali Denas në lumin  e Cemericës.
Shuma totale e investimeve arrin vlerën e rreth 6 miliard  lekë ndërkohë që punësojnë rreth 1500 punonjës të profesioneve të ndryshme.
Energjisë së rinovueshme këto hidrocentrale i shtojnë kapacitetin e prodhimit me 18 megavat.
Me këto 7 hidrocentrale numri i hidrocentraleve të dhëna me koncesion në Shqipëri arrin në 332, kapacitetit prodhues në tërësi  arrin 1450 megavat, ndërsa vlera e investimit të tyre është mbi 2 miliardë euro.
Këto rritje kapacitetesh energjie të rinovueshme  po realizohen jo më para publike, por janë investime 100 për qind private të nxitura dhe mbështetura nga klima e favorshme investuese e krijuar nga qeveria shqiptare.
Në të gjitha hidrocentralet e dhëna me koncesion që do ndërtohen parashikohet të krijohen mbi 25 mijë vende pune në të katër anët e vendit.
Përpjekjet për të dekurajuar biznesin dhe interesin e tij për koncesione në fushën e energjisë janë anakronike, ziliqare dhe keqdashëse.

energjia.al, 04.09.2012