Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, Gjanica e kuqe (nga nafta), s’ka shpjegim zyrtar

I ka gjetur të papërgatitur autoritetet shëndetësore dhe mjedisore ne Fier dukuria e ujit të kuq që është shfaqur në lumin Gjanica prej afro dy javësh. Lumi ka rrjedhur pothuajse në të gjithë gjatësinë e shtratit të tij me ngjyrë të kuqe, është kthyer në normalitet për disa orë dhe më pas sërish është bërë i kuq.
Banorët e zonave përgjatë shtratit të lumit ndërkohë shprehen të frikësuar teksa lumi Gjanica kalon pranë banesave të tyre me ngjyrë të kuqe dhe përhap një aromë te rëndë.
Agjensia Rajonale e Mjedisit është vënë në dijeni për problemin dhe bent e ditur se ka nisur të kërkojë burimin e ndotjes. Nga Drejtoria e Shendetit Publik gjithashtu mësohet se nuk janë marrë ende mostra të ujit të lumit për të kryer analizat laboratorike.
Lumi Gjanica është pika më e ndotur në rrethin e Fierit dhe në Mallakastër. Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh dhe puset e nxjerrjes së naftës në Visokë vazhdimisht i derdhin mbetjet hidrokarbure në lumë . Prej andej Gjanica e mbingopur me mbetje hidrokarbure përshkon disa fshatra dhe qytetin e Fierit përmes , deri në grykëderdhjen e saj në lumin Seman. Ndotjes nga hidrokarburet i shtohen edhe mbetjet urbane . Për herë të fundit shtrati i lumit është pastruar nga fundi i viteve 80. Bashkia Fier në gjithë këta vjet ka mundur vetëm të hartojë një projekt i cili ka mbetur në sirtarët e saj.

TV ABC News, 02.08.2012