Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Studimi, 15 cigare ndotin më shumë se 1 makinë

Disa studiues në Itali kanë treguar me prova përgjatë një konference shtypi sesi një cigare dëmton ajrin më shumë sesa smogu që prodhohet nga trafiku i makinave.
Të gjithë e dimë që cigarja dëmton shëndetin për ata që e konsumojnë, por shumë pak prej nesh dinë që cigarja ndot më shumë sesa një makinë.
Cigaret thonë studiuesit arrijnë të penetrojnë në rrugët e frymëmarrjes dhe të depozitojnë në mushkëri substanca kancerogjene më shumë sesa smogu që krijohet nga motorët e makinave.
Të parët që e zbuluan ishte një studio amerikanë në 1997, por së fundmi një kërkim i drejtuar nga Enea, një shoqatë italiane që merret me studime, kanë konfirmuar se 15 cigare në ditë ndotin ambientin më shumë sesa një makinë.

Gazeta Shqiptarja.com, 21.08.2012