Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Renault Twingo vjen me versionin 100% elektrik

Flitej prej kohësh që kompania e automjeteve Renault do të hidhte në treg modelin elektrik të variantit Twingo dhe tashmë është zyrtare, kompania do të hedhë në treg gjatë këtij viti elektriken Twingo 100%.

“2020 do të shënojë për grupin një fazë të re në ofensivën e saj elektrike me fillimin e Twingo Z.E.”, deklaroi kompania në një njoftim për shtyp.

Renault Twingo tashmë po e ndan platformën e tij me Smart Fortwo dhe Forfour tani 100% elektrike, dhe ka mundësi shumë të forta që ai të kryesoj mbi të gjitha modelet e tjera.

E pritur prej shumë vitesh tashmë, Twingo me emetim zero mund të strehojë një bllok elektrik prej 82 hp me një shpejtësi të lartë prej 130 km/orë. Mbetet të shihet nëse do të mbartë po atë bateri 17.5 kWh, e cila do t’i lejonte asaj një gamë të vogël me një autonomi prej vetëm 160 km. Ka shumë mundësi që modeli i ri të prezantohet në Mars gjatë Motor Show në Gjenevë (5-15 Mars). Për momentin nuk është bërë publik çmimi i automjetit të ri por sipas specialistëve të shumtë thuhet se kosto fillestare mund të jetë rreth 25 mijë euro.

Scan TV, 27.01.2020