Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE miraton shitjen e HEC Lanabregas tek Ujesjellesi i Tiranes

VENDIM Nr. 89 Datë 29.06.2012 PËR MIRATIMIN E TRANFERIMIT TË PRONËSISË SË AKSIONEVE NË MASËN 100 % NGA KOMPANIA “HEC LANABREGAS” TEK SUBJEKTI “UJËSJELLËS KANALIZIME” SH.A TIRANË.
Në mbështetje të nenit 9 te Ligjit Nr. 9072, date 22.05.2003, ”Për Sektorin e Energjisë Elektrike” të ndryshuar ; Ligjit Nr. 10 430, date 09.06.2011 “Për krijimin e shoqërive “Hec Ulëz-Shkopet”sh.a, “Hec Lanabregas” sh.a dhe “Hec Bistrica 1dhe 2” sh.a ; VKM-së me Nr. 717, datë 20.10.2011 “Për transferimin e 100% të aksioneve të shoqërisë HEC – LANABREGAS sh.a, te zotëruara nga METE, shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime, Tiranë” sh.a; nenit 6.2 te liçensës së Prodhimit të Energjisë Elektrike dhe nenit 5.3 të Liçensës së Tregtimit të Energjisë Elektrike, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 29.06.2012, mbasi shqyrtoi kërkesën për miratimin e transferimit të pronësisë së aksioneve në masën 100 % nga shoqëria “Hec Lanabregas” sh.a tek subjekti “Ujësjellës –Kanalizime” sh.a Tiranë., si dhe relacionin e Drejtorisë së Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,
Konstatoi se:
– Transaksioni i shitjes se aksioneve nga shoqëria “Hec Lanabregas“ sh.a, tek subjekti “Ujësjellës –Kanalizime” sh.a Tiranë, është realizuar në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 717, datë 20.10.2011,“Për transferimin e 100% të aksioneve të shoqërisë“ Hec –Lanabregas“ sh.a të zotëruara nga METE shoqërisë “Ujësjellës –Kanalizime” sh.a Tiranë.
– Në bazë të VKM-së së sipërpërmendur është nënshkruar në datën 08.05.2012 dhe kontrata e shitjes me nr. 1588 Rep dhe nr. 320/1 Kol nga METE dhe subjekti “Ujësjellës –Kanalizime” sh.a Tiranë.
– Kontrata e nënshkruar nga palët ka në objekt transferimin e të drejtës së pronësisë dhe çdo të drejtë që lidhet me to nga shitësi “Hec –Lanabregas” tek blerësi “Ujësjellës –Kanalizime” sh.a Tiranë.
Për gjithë sa më sipër Bordi i Komisionerëve të ERE-s, Vendosi:
1. Të miratojë transferimin e pronësisë së aksioneve në masën 100% nga kompania “Hec Lanabregas” tek subjekti “Ujësjellës –Kanalizime” sh.a Tiranë.
2. Ngarkohet Drejtoria e Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut të njoftojë aplikuesin lidhur me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 05.07.2012